ICTS Europë, për herë të parë konferencë në Tiranë për sigurinë, prezantohen praktikat e avancuara

Kompania ICTS Europë e specializuar në fushën e sigurinë, më së shumti aeroporteve dhe porteve, mblodhi për herë të parë në Shqipëri menaxherët e sigurisë të disa prej aeroporteve më të mëdha të SHBA-së, Europës, Kanadës dhe Azisë, si dhe një grup ekspertësh të huaj në kuadër të konferencës për sigurinë e Aviacionit Civil në vend. Gjatë konferencës u prezantuan tendencat globale dhe praktikat më të mira të sigurisë përfshi lëvizjen e lirë të pasagjerëve. 

Fokusi kryesor i kësaj konference ishte prezantimi i teknologjise dhe burimeve njerezore qe kjo kompani perdor ne sigurine e aviacionit civil, cka e ben ate te distancohet nga operatoret e tjere ne treg. Nje nder keto teknologji ishte dhe nje pajisje si skaner që bën skanimin e gjithë produkteve që nuk lejohen në aeroport edhe ne objektet me te vogla qe perdoren nga pasagjeret. 

Drejtori i ICTS për Europën Juglindore dhe Mesdheun, njëkohësisht administrator i ICTS në Shqipëri Panagiotis Fistedis, u shpreh se ICTS po kujdeset të sjellë praktikat ndërkombëtare të sigurisë në Shqipëri.

"Ne duhet te kemi gjithmonë standarte europiane, ICTS është një kompani ndërkombëtare, me qender në Francë, në Paris, dhe ne jemi në Shqipëri për 13 vjetësh tashmë. Ne kujdesemi për njerëzit, ne kujdesemi për industrinë, ne kujdesemi që të investojmë më shumë në burimet tona njerezore dhe tekonologji. Dhe sot organizuam konferencën e parë ndërkombëtare, për Sigurinë e Aviacionit në Shqipëri, sepse ne kujdesemi të sjellim gjithë praktikat ndërkombëtare në një konferencë të dobishme", tha Panagiotis Fistedis, administrator i ICTS në Shqipëri.

Në konferencës e zhvilluar në Tiranë morën pjesë përfaqësues të kabinetit qeveritar, si Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, drejtues të Autoriteteve shqiptare në këtë fushë sic është Drejtori i Aviacionit Civil, Krislen Keri, Drejtori i Transporteve në Ministrinë e Transporteve, Thimi Plaku, drejtuesi i Aeroportit Nënë Tereza z. Rodolf Kastro etj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kukës, procedohet një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara

Kukës, procedohet një 45-vjeçar nga Kosova, tentoi të fuste nga Morina 24 900 euro të padeklaruara