POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

'Ideja jote për Biznes'/Grupi Balfin: Si të realizoni ëndrrën tuaj për t’u bërë sipërmarrës i suksesshëm, aplikoni

Keni patur gjithnjë një ëndërr në sirtar e cila nuk u është dhënë mundësia ta realizoni? Dëshironi të ndihmoni komunitetitn tuaj, të kontribuoni për shoqërinë shqiptare dhe keni një ide gjeniale, e cila deri më tani nuk është kuptuar apo vlerësuar siç duhet? Nëse je një person me ide biznesi dhe synon të bësh një kthesë rrënjësore në jetën tënde dhe të atyre përreth, atëherë ky është momenti i duhur. Pas suksesit me dy edicionet e para, Grupi Balfin paraqet për të tretin vit radhazi projektin “Ideja Jote për Biznes”.

Fitues i edicionit të vjetëm u shpall Enea Jorgo me projektin e tij “Select App”. Bëhet fjalë për një platfomë dixhitale e cila do të operojë si B2B ndërmjet furnitoreve dhe bizneseve të pakicës. Kjo platformë dixhitale do të përfshijë një aplikacion për IOS/Android si dhe Web.

Edhe sivjet, në fokus do të jenë bizneset Start Up dhe vëmendja e veçantë do t’u kushtohet ideve inovative dhe propozimeve për biznese që nuk janë aplikuar më parë në vend ose që janë rikonceptuar sipas kushteve dhe zhvillimeve të tregut dhe teknologjisë. Një nismë e tillë ndërmerret në kuadër të përgjegjësisë sociale që Grupi Balfin kërkon t’i japë zhvillimt të ideve të reja të biznesit. Në dy vitet e para të projektit “Ideja Jote për Biznes” pjesëmarrja dhe interesi ka qenë shumë i madh si nga Shqipëria, ashtu dhe nga trevat e tjera shqipfolëse. 

Qëllimi i këtij programi është të kontribuojë në ekonominë e vendit dhe të ndihmojë gjeneratën e ardhshme të inovatorëve shqiptarë të jenë të suksesshëm edhe në tregjet globale. Në këtë këndvështrim, të gjithë ata individë apo grupe individësh që kanë një ide biznesi dhe dëshirojnë ta kthejë atë në një biznes fitimprurës, mund të bëhen pjesë e programit duke ndërtuar një strategji biznesi.

Të gjithe të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmjet faqes zyrtare të Grupit Balfin www.balfin.al, ku do të gjejnë edhe një informacion më të zgjeruar mbi programin. Për projektin më të mirë fitues do të ofrohet shpërblim financiar në formën e një granti i cili do të ndihmojë në vënien në jetë të projektit fitues. Gjithashtu, për fituesin e vendit të dytë do të ofrohet suport në përgatitjen e dokumentacionit të duhur si dhe do të orientohet në adresimin e institucioneve financiare dhe atyre mbështetëse për të aplikuar për fonde.

Informacion të plotë mbi programin “Ideja Jote për Biznes” do të keni mundësi të gjeni në faqet zyrtare në rrjetet sociale si dhe duke vizituar www.balfin.al. Grupi Balfin është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me pakicë, menaxhim i hapësirave tregtare apo industriale, shërbime, telekomunikacion, financim i konsumatorëve, industri minerare, turizëm dhe agrikulturë. Grupi Balfin është një aktor kryesor në tregjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare duke qenë prezent me aktivitetin e tij përtej kufijve të Shqipërisë, në Austri, Maqedoni, Kosovë, Greqi, Itali, Bosnje Hercegovinë, Dubai dhe USA.

Çfarë duhet të dini mbi “Ideja jote per Biznes”?
Procesi fillon me paraqitjen e një aplikimi. Pasi të keni dorëzuar kërkesën tuaj për të qenë pjesë e programit, Komisioni Vlerësues do ta marrë atë në shqyrtim. Nëse ideja juaj konsiderohet e vlefshme për të kaluar në fazën tjetër, ju do të njoftoheni dhe do të vazhdoni më tej punën për të ndërtuar një plan të mirëfilltë biznesi duke u kosultuar me profesionistët më të mirë të fushës. 

Nëse përzgjidheni si një ndër finalistët e programit atëherë ju do të prezantoni projektin tuaj përpara jurisë, pasi të keni reflektuar rekomandimet në përmirësimin e gjithë elementeve të tij. Nga kjo fazë do të dalin edhe fituesit të cilët do të kenë mbështetjen e Grupit Balfin në realizimin e ideve të tyre si dhe shansnin për të fituar një çmim monetar për të nisur biznesin.

l.q.
Komento