Idrizi: Te Flamurtari rrogat vonohen 1 ose 2 muaj, për Alvesh jemi ankuar në FIFA

Administratori i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka pranuar se te klubi që ai menaxhon ka vonesa me pagat e lojtarëve. Idrizi gjithashtu shprehet se për Dani Alveshin i cili ende nuk është paraqitur në grumbullim klubi ka marrë masa duke i dërguar edhe letër FIFA-s. Klubi i Flamurtarit ka nisur përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit në Vlorë, ndërsa ende nuk është konfirmuar nëse do të zhvedoset jashtë Shqipërisë apo jo. Ky gjithsesi nuk është problem I vetëm për vlonjatët, pasi kohët e fundit është folur shumë për voensat e pagave të lojtarëve.

Administratori i klubit Sinan Idrizi në një intervistë ka sqaruar këtë çështje dhe jo vetëm. Ai e nisi duke folur për sulmuesin brazilian Dani Alvesh, i cili ka thyer rregullat e klubit pasi ende nuk është kthyer nga vendlindja për tu bashkua me skuadrën. “Alvesh duhet të vinte në kohë pranë ekipit, nuk mund të qëndronte plazheve të Brazilit. Kështu që ne jemi të detyruar ti dërgojmë një letër FIFA-s në lidhje me kontratën e lojtarit. I pranoj vonesat e rrogave, por nuk toleroj thyerjet disiplinore si të Alveshit. Mesa duke dielli në Brazil po zgjat shumë”. 

Lidhur me pretendimet se te Flamurtari pagat nuk paguhen prej gati 6 muajsh Idrizi është shprehur: “Ka vonesa, por jo të këtij lloji. Nëse janë vonesa të 1 apo 2 muaji, kjo është histori tjetër. Ne disa lojtarëve u kemi dhënë 3 muaj parapagim”. Më tej Idrizi shpjegon se si zgjidhet kjo çështje. “Nëse klubi do të ishte privat dhe do të kishte ekonomi sporti atëherë të jeni të bindur se këto problem nuk do të ekzistonin sepse ne jemi kompani që financohemi nga jashtë.” Në fund Idrizi siguron se asnjë futbollist I Flamurtarit nuk do të mbetet pa u likuiduar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët