Igumenicë, grekët ndalojnë shqiptarin me 105 kg marijuanë dhe 1 pistoletë

Igumenicë, grekët ndalojnë shqiptarin me 105 kg marijuanë dhe 1 pistoletë

Droga dhe armët e sekuestruara

Policia greke arrestoi sot një shtetas shqiptar që tentoi të trafikojë drogë me një mjet të marrë me qera në Greqi, në të cilin u kapën 105 kg marijuanë dhe 1 pistoletë. Sipas korrespondentit të Report Tv, operacioni u krye nga policia greke në Kerasoxori, në Igumenicë, kur u ndalua një mjet që vinte nga kufiri gjelbër, brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan 100 pako me 105 kg 460 gramë marijuanë dhe 1 pistoletë TT. Në pranga ra drejtuesi i mjetit, një shqiptar 34 vjeç, te cilit iu sekuestrua edhe një pasaporte shqiptare me vulë hyrëse të falsifikuar, ndërkohë që rezulton se atij i ishte ndaluar më parë hyrja në zonën Schengen. Mjeti rezulton i marrë me qera në Greqi. Shqiptarit iu sekuestruan dhe 2 celularë e 250 euro.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Solistët e Filarmonisë së Vjenës e Berlinit në Tiranë! Julian Bulku tek 'Eksperimentali'! Festivali 'Alba', Në Opera muzikë baroke! Olen Cesari, nis koncerti

Solistët e Filarmonisë së Vjenës e Berlinit në Tiranë! Julian Bulku tek 'Eksperimentali'! Festivali 'Alba', Në Opera muzikë baroke! Olen Cesari, nis koncerti