Iku të punonte çoban në Maqedoni, zhduket 32-vjeçari nga Bulqiza (Emri)

Një 32-vjeçar është denoncuar si i zhdukur në Bulqizë. Artur Lleshi, 32 vjeç, nga fshati Zogjaj, i njësisë administrative Shupenzë në Bashkinë e Bulqizës, sipas burimeve të Shqiptarja.com”, është nisur më 10 prill të këtij viti në Maqedoni, ku punonte në Gostivar si çoban. Që nga ajo ditë, ai s’ka patur asnjë kontakt me familjen. Artur Lleshi, babai i 3 fëmijëve, ka hyrë në Shqipëri më 2 prill dhe më 10 prill është nisur për t’u rikthyer në punë, por që nga ajo ditë askush s’di më asgjë për të.

Familjarët kanë denoncuar në policinë shqiptare dhe atë maqedonase, por deri më sot, ende s’ka asnjë lajm për 32-vjeçarin. Që pas zhdukjes së Lleshit, familjarët janë zhvendosur në qytetin e Bulqizës me qëllim që të gjejnë babain e tre fëmijëve.

I humburi Artur Lleshi

Ky është rasti i dytë i një denoncimi për person të zhdukur. Prej 9 ditësh, në Shkodër është zhdukur daja me nipin e tij, por ende s’ka asnjë të dhënë për ta. Agron Mollaj, 47 vjeç dhe daja i tij, Gëzim Hysaj, 56 vjeç janë zhdukur që prej mbrëmjes së 23 gushtit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje

Lufta në Ukrainë/ Zelensky i kërkon Europës ndihmë ushtarake, Michel premton zgjidhje