ILDKPKI, padi për 12 funksionarë
administrate për fshehje pasurie

ILDKPKI, padi për 12 funksionarë<br />administrate për fshehje pasurie
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka vendosur sot masa administrative dhe paraqiti pranë organit të akuzës kallëzim për ndjekje penale për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a/2 dhe neni 287 i Kodit Penal për 12 funksionarë administrate.

Të paditurit nga ILDKPKI janë subjektet e mëposhtëm:

Tomorr Kullolli, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan;
Gazment Metani, për funksionin Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
Arian Korini, për funksionin Drejtor,Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
Oltjon Ahmeti, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Tiranë;
Nereida Vouteris, për funksionin Inspektor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve;
Osman Rredhi, për funksionin Drejtor, Enti Kombëtar i Banesave, Fier;
Eneida Çuçi, për funksionin Doganier, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
Rexhep Hajdari, për funksionin Kryetar i Komunës Perondi, Berat;
Skënder Uku, për funksionin Sekretar i Përgjithshëm, Ministria e Financave;
Admirim Spahiu, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Tiranë;
Leonard Mene, për funksionin Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
Dashmir Halilaj, për funksionin Drejtor Drejtorie, Banka e Shqipërisë.

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka njoftuar dhe institucionet eprore për marrjen e menjëhershme të masave disiplinore për subjektet në varësi të tyre.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale