Ina Balla, gruaja që mposhti kancerin, ndërsa sot lufton për gjelbërimin e Tiranës

Ina Balla, gruaja që mposhti kancerin, ndërsa sot lufton për gjelbërimin e Tiranës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe Ina Balla me fëmijët e saj duke mbjellë pemë tek liqeni

Ina Balla, jo vetëm arriti t’i japë fund dhunës, por edhe fitoi betejën e saj kundër një armiku më të madh, kancerin e gjirit. Mes këtyre vështirësive të panumërta dhe falë ndihmës së Bashkisë së Tiranës dhe shumë qytetarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë ajo arriti që t’ia dalë.

Ina tashmë është jo vetëm burim frymëzimi për shumë gra dhe vajza në betejën kundër kancerit, por bashkë me familjen e saj po ndihmon për shtimin e gjelbërimit në Tiranë, duke kontribuar për një mjedis më të shëndetshëm edhe për brezat e ardhshëm.

Ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili ka postuar në profilin e tij në twitter, foto ku Ina Balla sëbashku me fëmijët e saj i është bashkuar nismës së Bashkisë së Tiranës duke mbjellë pemë në Liqenin e Farkës.

Ina Balla është një heroinë - shitësja ambulante që jo vetëm respekton çdo ligj të këtij qyteti, por dhe që kontribuon në ccdo nismë! Pasi mundi kancerin e gjirit, bashkë me familjen e saj po na ndihmon të fitojmë betejën për më shumë gjelbërim në Tiranë.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Dy vite më parë, Ina ishte në vështirësi ekonomike duke mos mundur të përballonte dot shpenzimet për të luftuar sëmundjen e saj të rëndë, por gjithashtu edhe të rriste dy vajzat e saj. Por sot, 37-vjeçarja ka një leje nga Bashkia e Tiranës si shitëse ambulante, duke i mundësuar asaj që të punojë në përputhje me ligjin dhe të sigurojë të ardhura për rritjen dhe shkollimin e vajzave të saj.

( Krybashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe Ina Balla  më fëmijët e saj duke mbjellë pemë tek liqeni ) 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kishte vjedhur makinën e një institucioni shtetëror në Kosovë me qëllim trafikimin në Shqipëri, ekstradohet 45-vjeçari

Kishte vjedhur makinën e një institucioni shtetëror në Kosovë me qëllim trafikimin në Shqipëri, ekstradohet 45-vjeçari