Inçest në familjen shqiptare, 14-vjeçarja fëmijë me djalin e dajës

Inçest në familjen shqiptare, 14-vjeçarja fëmijë me djalin e dajës

Foto Ilustruese

Një vajzë nga Kosova është bërë nënë për herë të parë në moshën 14-vjeçare. E mitura me origjinë nga fshati Uglar i Komunës së Gjilanit ka sjellë në jetë fëmijën e ngjizur nga marrëdhënia që kishte me djalin e dajës, i cili është 16-vjeç.

Mediat lokale shkruajnë se foshnja është braktisur në spitalin ku erdhi në jetë më datë 24 nëntor të këtij viti. Sipas “Insajder”, 14-vjeçarja ka lindur në Spitalin Rajonal të Gjilanit. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Ndërsa Spitali Rajonal i Gjilanit ka konfirmuar se foshnja do të vazhdojë të qëndrojë në spital për shkak se është ende me terapi. Ky nuk është rasi i vetëm kur të miturat shqiptare bëhen nëna, pasi vetëm pak ditë më parë një vajzë me origjinë nga Elbasani dhe e martuar në Gjakovë ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 13-vjeçare

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dhuna në U-21 me Partizanin, Erzeni përjashtohet nga sezoni 2023-2024! Pezullohen 7 lojtarë për 10 ndeshja, një tjetër ndëshkohet me 1 vit

Dhuna në U-21 me Partizanin, Erzeni përjashtohet nga sezoni 2023-2024! Pezullohen 7 lojtarë për 10 ndeshja, një tjetër ndëshkohet me 1 vit