Incident në Deçan, vëllai i Beg Rizajt nuk e lejon Haradinajn të zbulojë shtatoren/ Video

Incident në Deçan, vëllai i Beg Rizajt nuk e lejon Haradinajn të zbulojë shtatoren/ Video

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Beg Rizaj

Me rastin e ditës së çlirimit të Deçanit, në qendër  të qytetit është zbuluar shtatorja e heroit kombëtar, Beg Rizaj, por kjo ceremoni është përcjellë me një incident.

Gjatë zbulimit të shtatores ka ndodhur një incident mes të vëllait të Beg Rizaj dhe Ramush Haradinaj. Ndonëse ishte në Deçan për të zbuluar këtë shtatore, Kryeministri i Kosovës  Ramush Haradinaj nuk është lejuar që të marrë pjesë në zbulimin e saj.

Ka qenë pikërisht vëllai i Rizajt, Aliu, i cili ka reaguar ashpër ndaj përpjekjes së Haradinajt për zbulimin e shtatores. Nuk janë dëgjuar fjalët se çfarë i thoshte, por reagimet e tij të ashpra janë parë teksa nuk e ka lejuar të bëjë zbulimin e shtatores.

Kryeministri ka përfillur këtë veprim të familjarit të Rizajt, i cili ka vazhduar fjalosjen me Shefin e Qeverisë. Zbulimi i shtatores është organizuar nga Komuna e Deçanit në Ditën e Çlirimit të këtij qyteti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 17/06/2018 13:45

    Ska mujt Qamushi me e largu vete me force sic bere me ate gruan. Bravo Qamush, kjo eshte burrnia.

    Përgjigju
  • GANIU: 16/06/2018 15:57

    Ja ke ba shume mire,ky Haradinaj te gjithe e kane humbe rrespektin qe ate dite qe largoi nga podiuimi me force qe e kapi per krahu,dhe pastaj e moren me urdhrin e tij bodiguardet ate gruan qe po fliste qe nga mosha ishte nana e tij.Kjo ndoshi ne 120 vjetorin e lidhjes se Prizrenit ku ishte ne transmetim Live,pra edhe ky arrogant si Erdogani dhe si usheheqesit shqipnise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet