Thyen postbllokun e Policisë dhe u përplasën me 4 makina, burg për Gentjan Koçin dhe Ervin Kodrën

Thyen postbllokun e Policisë dhe u përplasën me 4 makina, burg për Gentjan Koçin dhe Ervin Kodrën

Foto nga ngjarja e 16 gushtit, ku dy të rinjtë u përplasën me 4 makina

TIRANE-Pak ditë pas incidentit që ndodhi në rrugën “Jordan Misja”, ku 2 të rinj nuk iu bindën urdhrit të Policisë për të ndaluar e më pas përplasën 3 makina të tjera, sot është dhënë masa e sigurisë.

Gentjan Koçi dhe Ervin Kodra, dy të rinjtë e ndaluar nga Policia, do të qëndrojnë në burg. Masa e sigurisë është dhënë sot nga Gjykata e Tiranës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 16 gushtit, rreth orës 23:20, ku dy të rinjtë, pasi Gentjan Koçi, 25 vjeç, banues në Tiranë dhe Ervin Kodra, 33 vjeç, banues në Tiranë që udhëtonin me mjetin tip “Tuareg”, nuk iu bindën shenjës së ndalimit të shërbimit të “Forcës së Posaçme Shigjeta”.

VIDEO nga momenti i arrestimit

Mjeti drejtohej nga Gentjan Koçi, 25 vjeç. Në versionin zyrtar, Policia e Shtetit, sqaroi se dy të rinjtë nuk ndaluar pasi mbanin 2 armë zjarri pa leje me vete.

Në momentin që patrulla e policisë iu bëri shenjë të ndalonin dhe të hapnin krahun, Kocci shtoi shpejtësinë duke u përplasur me 4 mjete të tjera në rrugë, përplasje nga e cila ka patur vetëm dëme materiale. Policia i ndaloi dy të rinjtë në rrugicat e rrugës “Jordan Misja”. Mbi ta rëndon akuza për për veprat penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, “Shkatërrim prone” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale