Indeksi i kostove të jetesës, Tirana e treta më e shtrenjta në rajon, Kosova e fundit/ Renditja
Kosova, Maqedonia dhe Serbia janë vendet që kanë kosto më të ulët jetese në rajon, sipas të dhënave krahasuese që raportohen nga Numbeo.com për 2018. Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria kanë indeks dukshëm më të lartë, sipas të dhënave të o
Foto ilustruese
Kosova, Maqedonia dhe Serbia janë vendet që kanë kosto më të ulët jetese në rajon, sipas të dhënave krahasuese që raportohen nga Numbeo.com për 2018. Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina dhe Shqipëria kanë indeks dukshëm më të lartë, sipas të dhënave të ofruara së fundmi nga Il Sole 24 Ore.
Sipas të dhënave të marra në shqyrtim, Shqipëria është vendi i tretë më i shtrenjtë në rajon, ku me kostot më të lira rezulton Prishtina dhe më pas Shkupi. Më i shtrenjti në rajon është Podgorica, me 39.8 pikë përllogaritje të indeksit, ndjek Sarajeva me 37.9, Tirana me 37.33, Serbia me 36.6, Shkupi me 34.7 dhe Prishtina e fundit, më e lira me 26.2.
Sipas publikimit të tremujorit ë parë të 2018, Tirana rezulton më e shtrenjtë se sa Beogradi, duke u renditur kështu në tre qytetet më të shtrenjtë në Ballkan.
Në Europë, kryeson Zvicra, ndjekur nga Islanda dhe Norvegjia. Kosto më të ulët në Europë ka Moldavia, Ukrahina dhe Kosova.
Çmimet e kategorive të marra në konsideratë: çmimet ushqimore, restorantet, transporti dhe shërbime të ndryshme. Numeo.com ka marrë në studim 540 qytete botërore, ku ka analizuar kostot e tyre të jetesës për 2018. Indeksi i kostos së jetesës nga Numbeo është një tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë ushqimet, restorantet, transportin dhe shërbimet. Indeksi nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose kredia.
Përllogaritja e pikësimit të indeksit bëhet në raport me Nju Jork (SHBA). Që do të thotë se për New York City, çdo indeks duhet të jetë 100 (%). Nëse një qytet tjetër ka, për shembull, indeksin e qirasë prej 120, kjo do të thotë që mesatarisht në atë qiratë qyteti janë 20% më shtrenjtë se në New York City. Nëse një qytet ka indeks të qirasë prej 70, kjo do të thotë në një mesatare se qiratë në atë qytet janë 30% më pak të shtrenjtë se në Nju Jork. MONITOR
Harta, me te dhenat e studimit
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
19.3%
-
Jo
71.9%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2651
Lajme të tjera
-
I dehur në timon, arrestohet efektivi i policisë në Rrogozhinë
19 Prill, 21:45
-
Bllokimi i aksioneve dhe dalja në ankand, KF Tirana: Dezinformim i qëllimshëm, synon tjetërsimin e aseteve të klubit
19 Prill, 21:25
-
KF Tirana në ankand prej borxheve, Eduard Prodani: Aksionet t'i kthehen bashkisë së kryeqytetit, futbolli shqiptar në batak
19 Prill, 20:23
-
Orges Shehi: S'më tremb asnjë rival, Partizani do shpallet kampion
19 Prill, 17:51
-
Lindi 1750 gramë, Raina e vogël fiton betejën për jetën në maternitetin 'Mbretëresha Geraldinë'
19 Prill, 16:45
-
Tiranë/ Aksident pranë Rinasit, trajleri përplaset me një makinë! 1 i plagosur
19 Prill, 15:58
-
SHBA, Britania dhe BE dënojnë dhunën e Rithemelimit dhe PL para Bashkisë së Tiranës: Akte të tilla s'kanë lidhje me protestën
19 Prill, 13:47
-
Rithemelimi e Partia e Lirisë protestë e zjarr para bashkisë së Tiranës! Hedhin molotovë, gurë e vezë! Flamur Noka e Tedi Blushi prijnë aktet e dhunës
19 Prill, 11:32
-
Muzikë, DJ dhe ekspozitë me motorët ‘Vespa’, 3 ditë magjike te Pazari i Ri në Tiranë
19 Prill, 11:26
-
Kavajë, goditi bashkëshorten me automjet në 2022, arrestohet 50-vjeçari i shpallur në kërkim (EMRI)
19 Prill, 11:13
-
Universiteti Bujqësor i Tiranës lidh marrëveshje me BOKU-n e Vjenës/ Rektori: Ja çfarë do të përfitojnë studentët tanë dhe arsimi i lartë
18 Prill, 21:27
-
Me telefon dhe pa rrip sigurie tentuan të korruptojnë policinë rrugore, 4 shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë (Video)
18 Prill, 16:12