Indi, 23-vjeçari 'fëmijë', banorët: Ai është 'hyjni'/FOTO+VIDEO

Indi, 23-vjeçari 'fëmijë', banorët: Ai është 'hyjni'/FOTO+VIDEO

23 vjeçari indian, Manpreet Singh

Një gjendje misterioze ka lënë një 23 vjeçar nga India të “bllokuar në trupin e një fëmije” dhe vendasit në Punjab të Indisë e shohin atë si një mishërim të Perëndisë.

Manpreet Singh peshon vetëm 11 kilogram, pavarësisht se ka lindur në vitin 1995. Megjithëse ai lindi i shëndetshëm, procesi i rritjes tek Singh ndaloi pas një viti para se të fillonte të ecë dhe të fliste.

Ai po tërheq shumë vëmendje për shkak të ngjashmërisë së tij fizike me një foshnjë njëvjeçare. DIsa nga vendasit e konsiderojnë atë një mishërim të Perëndisë.

Familja e tij nuk është në gjendje për të shpjeguar pse ai ndërpreu rritjen në një moshë kaq të re, ndërsa mjekët vendas thonë se ai mund të ketë një ç’ekuilibër hormonesh. Njerëzit që jetojnë me Laron nuk kanë një hormon të quajtur Faktori 1 i rritjes së insulinës, ose IGF-1, që stimulon qelizën të rritet dhe të ndahet për të formuar qeliza të reja. Një e treta e atyre që vuajnë jetojnë në fshatra të largëta në provincën jugore të Ekuadorit në Loja.
Manpreet ka një motër, Jaspreet që sapo ka mbushur 17 vjeç dhe një vëlla Mangaldeep. Të dy prej tyre janë zhvilluar fizikisht dhe mendërisht.

Familja e tij duhet të kujdeset për të si të ishte një foshnjë edhe pse ai është 23 vjeç.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje

Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje