Indi, 324 njerëz kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve masive në vendë

Indi, 324 njerëz kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve masive në vendë

Foto nga përmbytjet në Indi

Si pasoj e reshjeve të forta situata në Indi ka marrë përmasa dramatike. Bëhet e ditur se me mijëra vetë kanë mbetur të bllokuar në shtetin jugor të Keralas, ku përmbytjet e furishme kanë marrë 324 jetë njerëzish.

Nga rëndimi i situatës, së fundmi dhe ushtria e vendit është përfshirë në përpjekje të shpëtimit.
Mirëpo, qindra trupa, e dhjetëra anije dhe helikopterë po ndihmojnë ne evakuimin e njerëzve pas atyre që cilësohen nga zyrtaret atje si përmbytjet më të këqija prej një shekulli.

Përmbytjet e furishme kanë bërë që shumë njerëz të mbeten të bllokuar nga ujërat dhe janë ngjitur në çatitë e shtëpive të tyre të përmbytura. Veç kësaj, gjendja e rënduar çoi në rajonin e prekur edhe vetë kryeministrin Narendra Modi, i cili mbërriti me avion në zonat e goditura e u takua me autoritetet lokale për të diskutuar krizën.

Sipas parashikimet e zymta kanë detyruar zyrtarët të japin alarmin e kuq, pasi do të ketë jave të tëra shirash të dendur musonike rrëshqitje të dheut dhe vërshime të dhunshme ujërash në vend. Erëra të forta parashikohen gjithashtu për të shtunën dhe të dielën.

Bëhet e ditur se që nga fillimi i sezonit të musoneve në qershor, në Indi kanë humbur jetën gati 1.000 vetë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë

Nënkryetarja e PE e pranon: BE gaboi me masat ndaj Kosovës, ishin të njëanshme! Serbia nuk ndëshkohet nga frika e Rusisë