Infermierë për Shqipërinë, fituesit e fazës së dytë përzgjedhin vendet e punës në Tiranë

Infermierë për Shqipërinë, fituesit e fazës së dytë përzgjedhin vendet e punës në Tiranë

Infermierët duke përzgjedhur në bazë të pikëve vendet e tyre të punës

Ministria e Shëndetësisë njofton se fituesit e fazës së dytë që konkurruan nëpërmjet portalit “Infermierë për Shqipërinë” përzgjodhën sipas renditjes së pikëve, vendet e lira të punës në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike.

Vetëm për qarkun e Tiranës, kandidatët që u shpallën fitues përzgjedhën sipas pikëve të marra në dy fazat e konkurrimit, 45 vende vakante të krijuara për infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike.

Ministria bën me dije se në listën fituese janë aktualisht 144 kandidatë në qarkun e Tiranës, të listuar sipas pikëve, ku përveç fituesve nga konkursi i fundit, janë përfshirë edhe fituesit e dalë nga testimi i parë por që deri tani nuk kishin përzgjedhur vendet e punës ekzistuese. Fituesit janë pozicionuar sipas pikëve që kanë marrë, duke përzgjedhur të parët vendin e punës, ata që kanë numrin më të madh të pikëve, sipas renditjes.

Procesi i testimit të kandidatëve në platformën “Infermierë për Shqipërinë” ka qenë një proces transparent në të gjitha fazat e tij, që nga regjistrimi, testimi, procesi i ankimimit, deri në shpalljen e listës përfundimtare të fituesve dhe përzgjedhjes së vendeve të reja të punës me bazë merite, në bazë të pikëve të marra nga secili kandidat nga të gjitha fazat e konkurimit. Gjatë javës në vijim do të mblidhen komisionet për të vijuar procesin e pëzgjedhjes së vendeve të punës nga fituesit dhe për qarqet e tjera”- thotë ndër të tjera Ministria e Shëndetësisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)