Infermierët, ja pikët që kanë marrë nga testimi, kush do punësohet

Infermierët, ja pikët që kanë marrë nga testimi, kush do punësohet

Foto ilustruese

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar pikët përfundimtare që kanë marrë infermierët, fizioterapistët dhe profesionet e tjerë të shëndetësisë që konkuruan për 139 vendet e lira të punës në Tiranë. Nga 40-69.8 pikë kanë marrë infermierët në testimin që është bërë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli listën përfundimtare të kandidatëve fitues që konkuruan për vendet e lira të punës për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në qarkun e Tiranës. Nga 523 kandidatë që kaluan fazën e parë dhe hynë në testimin me shkrim, 342 prej tyre janë shpallur fitues, duke kaluar pragun prej 40 pikësh të parashikuar në rregulloren e konkurimit. 342 kandidatë fitues do të thirren menjëherë nga komisioni i testimit, duke ju bërë me dije 139 vendet e lira të punës që janë aktualisht në spitale dhe qendra shëndetësore të qarkut të Tiranës.

Kandidatët do të përzgjedhin sipas rendit fitues vendin e punës që preferojnë. Pjesa tjetër e fituesve që janë më poshtë në renditje janë kandidatët e parë për tu punësuar për cdo vend të lirë pune që hapet në spitalet dhe qendrat shëndetësore të qarkut të Tiranës. Lista e fituesve të qarkut të Tiranës, do të pasohet në ditët në vijim me listat e fituesve sipas qarqeve: Shkodër, Elbasan dhe Vlorë”, -
thotë Ministira e Shëndetësisë.

Klikoni për të parë listën e plotë me emra dhe pikët përkatëse

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Infermieri Deutschland: 12/04/2018 08:42

    Cfar prisni o njerez ,keta tallin bythen me ju neper testime ,dhe ne anen tjeter vendet e punes ju jepen militantve ose femijve te militantve ,nderkohe qe per profesionin e infermierit ne Gjermani e ne gjithe vendet e tjera ju luten,dhe per me teper keni dhe rrogat 5fish me te larta.. Mos prisni nga ai vend qe tju vlersoj,po hapni syte mesoni nje gjuhe te huaj dhe ikni,ikni sa me pare ,dhe lereni ta gezojn ate vend bastardet qe e katandisen ne nje vend pa asnje pike shprese *E kam fjalen per cdo krah politik PS PD.LSI e & Bastarderi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët