INSTAT: 900 mijë shqiptarë mbi 25 vjeç nuk dinë asnjë gjuhë të huaj
Rreth 900 mijë shqiptarë të moshës mbi 25 vjeç nuk zotërojnë asnjë gjuhë të huaj. Shifra u përpilua nga INSTAT në kuadër të anketës mbi njohuritë për gjuhët e huaja në moshat mbi 25 vjeç për vitin 2017.
Foto ilustruese
Rreth 900 mijë shqiptarë të moshës mbi 25 vjeç nuk zotërojnë asnjë gjuhë të huaj. Shifra u përpilua nga INSTAT në kuadër të anketës mbi njohuritë për gjuhët e huaja në moshat mbi 25 vjeç për vitin 2017.
Rezultat tregojnë rreth 388 mijë shqiptare zotërojnë një gjuhe të huaj, 163 mijë zotërojnë dy gjuhë, teksa 47 mijë shqiptare njohin më shumë se tre gjuhë të huaja.
Anketa tregon se meshkujt kanë më shumë aftësi se femrat. Nga totali i popullsie mbi 25 vjeç që zotërojnë gjuhë të huaj, 57 për qind janë meshkuj dhe 47 për qind janë femra.
Në grupmoshën 25-45 vjeç njohuritë mbi gjuhët e huaja janë më të shpeshta se në grupmoshat e tjera.
Nga totali i të rriturve që zotërojnë një gjuhë të huaj, 19 për qind e tyre janë me arsim të ulet, 35.6% e tyre janë me arsim të mesëm dhe 39 për qind e tyre me arsim të lartë.
Më shumë se gjysma e të rriturve me arsim të lartë zotërojnë më shumë se një gjuhë të huaj.
Shqiptarët kanë një histori të vone më me mësimin e gjuhëve të huaja në shkolla e programe të posaçme. Më herët para çlirimit gjuhet e huaja janë mësuar në mënyrë autodidakte, ndërsa pas luftë në vitet 50 u hap një katedra e parë në vend dedikuar rusishtes.
Shqipëria përjetoi një izolim të gjatë nga regjimi diktatorial ku mësimi i gjuhëve të huaj ishte i kufizuar në disa prej tyre dhe në arsimin e ulët dominonte gjuha rusë dhe shumë rrallë ajo franceze dhe ajo angleze.
Gjatë kohës së monizmit popullsia në qytetet bregdetare mësoi gjuhën italiane nëpërmjet kanaleve televizive italiane.
Më vonë pas viteve 1990 me rënien e diktaturës u panë më shumë mundësi për zotërimin e gjuhëve të huaja. Menjëherë në shkolla filluan të dominojnë kurrikulat me gjuhën angleze, franceze dhe se fundmi gjermane. Teksa shumë shqiptare të tjerë sidomos ata me arsim të ulët u njohën me gjuhët e huaja kryesisht përmes emigracionit. Monitor
Shifrat
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.8%
-
Jo
26.4%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 3128
Lajme të tjera
-
Biznesi i preferuar i shqiptarëve arrin 650 milionë euro, rritet sërish numri i kafeneve, rekord në Europë
22 Prill, 07:25
-
Më shumë të rinj të papunë, Pedagogu: Nuk studiohet nevoja e tregut! Rinia të mbështetet me grante
17 Prill, 16:52
-
Eksportet në krizë/ INSTAT: U tkurrën me mbi 22% në tremujorin e parë të vitit! Industria e tekstileve ‘në kthetrat’ e zhvlerësimit të euros
17 Prill, 14:51
-
Niveli më i ulët prej vitit 2021, inflacioni zbret në 2.3 %! INSTAT: Mallrat po shtrenjtohen, përveç karburantit
8 Prill, 16:51
-
Ekonomia u rrit me 3.4% në vitin 2023! INSTAT: E rriti ndërtimi e pagat e shtetit! Bujqësia në krizë, bumi turistik nuk rriti konsumin
2 Prill, 14:53
-
Zaloshnja: 465 mijë 15-64 vjeçarë as punonin e as kërkonin punë në fund të 2023-shit, 26% më pak se në fund të 2021-shit
27 Mars, 16:38
-
Viti 2024 po thellon krizën e sektorit të manifakturës! Në janar dhe shkurt eksportet e tekstileve ranë 38 mln €
24 Mars, 20:49
-
Eksportet nuk ‘ngrenë kokë’, u ulën me 16% në muajin shkurt! INSTAT: Importet u rritën me 7.9% në muajin e kaluar
18 Mars, 17:11
-
Në muajin shkurt çmimet në vend u rritën me 2.8% aq sa në vendet e BE
18 Mars, 16:43
-
Administrata ofron shërbimet online dhe bën shumë pushime! Si ka ndryshuar numri i të punësuarve në shtet
15 Mars, 07:17
-
Pse është ulur numri i meshkujve? Nga emigrimi te rënia e martesave dhe lindjeve, sociologu Gëzim Tushi jep arsyet
14 Mars, 20:29
-
21 mijë të rinj dolën nga tregu i punës në 2023, 'u zëvendësuan' nga 27 mijë pensionistë
13 Mars, 14:31