INSTAT / Tremujoti i dytë 2018 rënie drastike krahasuar me një vit më parë

INSTAT / Tremujoti i dytë 2018 rënie drastike krahasuar me një vit më parë

INSTAT

Popullsia e Shqipërisë po tkurret. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave shtesa natyrore e popullsisë në vendin tonë për tremujorin e dytë të vitit 2018 ka një rënie me 69,9%, në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2017.

Gjatë tremujorit të dytë 2018, numri i lindjeve tejkaloi me 769 numrin e vdekjeve. Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2018, pasqyron një rënie me 69,9 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017.

INSTAT

Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2018 rezulton 5.592, duke shënuar një rënie prej 25,3 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2018 rezulton 4.823, duke shënuar një rënie prej 2,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017.

Në tremujorin e dytë 2018, shtesa natyrore e popullsisë për 12 qarqet e Shqipërisë, shënon vlerën më të lartë në qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 763 numrin e vdekjeve. Në tremujorin e dytë 2018, shtesa natyrore regjistron vlerë negative në pesë qarqe. Vlera më e ulët shënohet në qarkun e Vlorës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 164 numrin e lindjeve.

Lindjet

Numri i lindjeve, për tremujorin e dytë, 2018 rezulton 5.592, duke shënuar një rënie prej 25,3 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Numri më i ulët i lindjeve, për tremujorin e dytë 2018, regjistrohet në qarkun e Gjirokastrës, 87 lindje, me një rënie prej 22,3 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017.

Numri më i madh i lindjeve regjistrohet në qarkun e Tiranës me 1.851 lindje, të cilat shënojnë rënie me 22,2 % në krahasim me tremujorin e dytë 2017. Të gjitha qarqet pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e dytë 2018, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Rënien më të madhe të numrit të lindjeve gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Beratit me 36,5 % dhe qarku i Vlorës me 33,6 %.

Vdekjet

Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2018 rezulton 4.823, duke shënuar një rënie prej 2,2 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Numri më i lartë i vdekjeve për tremujorin e dytë 2018 regjistrohet në qarkun e Tiranës, me 1.088 vdekje, me një rënie prej 3,3 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017.

Numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në qarkun e Kukësit, me 124 vdekje, me një rënie prej 5,3 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2017. Gjatë tremujorit të dytë 2018, vetëm tre qarqe pësuan rritje, ndërsa tetë qarqe pësuan rënie të numrit të vdekjeve, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Rënien më të madhe të numrit të vdekjeve gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Gjirokastrës me 19,9 %.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit