Integrimi, mesazhi i fortë i Hahn: Çoni para drejtësisë 'peshqit e mëdhenj'

Integrimi, mesazhi i fortë i Hahn: Çoni para drejtësisë 'peshqit e mëdhenj'

Komisioneri Johannes Hahn

Komisionari për Zgjerim, Johannes Hahn, ka folur për rekomandimin e KE për hapjen e negociatave, duke vënë theksi te Reforma në Drejtësi.

Në një intervistë për një media gjermane, zyrtari i lartë i BE deklaroi se duhen çuar para drejtësisë zyrtarët e korruptuar, duke mos kursyer as ‘peshqit e mëdhenj’. Sipas tij, pa progres në këtë drejtim nuk mund të hapen negociatat për asnjë vend, përfshirë këtu dhe Shqipërinë.

Unë mund ta kuptoj spekticizmin, por nuk them dot se Shqipëria dhe ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë janë tashmë të gatshme për pranim. Megjithatë, reformat e nevojshme mund të arrihen më së miri gjatë procesit të pranimit. Merrni shembullin e korrupsionit. Nga pikëpamja ligjore, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një situatë ligjore që është e krahasueshme me tonat. Në bisedimet e pranimit, ne i kushtojmë vëmendje zbatimit t ligjit, luftës ndaj korrupsionit, duke çuar para drejtësisë zyrtarët e korruptuar, pa kursyer as ‘peshqit e mëdhenj'.

Johannes Hahn, Komisioneri për Zgjerim

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mesazhi: 16/05/2018 20:20

    O HAHN PSE I BIE VERDALLE.To SA u takove me peshkaqenin EDI OLSIRAMA PSE NUK E NJEH TI ZOTI HAHN .TJETRI ESHTE ILIR META .HAJDE DHE TESTOJE .MOS NA LODHNI KOKEN ME " HAPA DOLLAPA KUSH ESHTE PRAPA" .FLISNI HAPUR E PA DORASHKA .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite

Scholz: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë disa vite