Integrimi, Rama publikon videon e KE dhe ka një lutje për shqiptarët: Mos i harroni këto shfaqje brutale

Integrimi, Rama publikon videon e KE dhe ka një lutje për shqiptarët: Mos i harroni këto shfaqje brutale

Flamujt e Shqipërisë dhe BE

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për caktimin e datës për hapjen e negociatave të Shqipërisë më BE, në qershor 2019.

Rama publikon në ‘Facebook’ videon e Këshillit Europian me mesazhin përgëzues për shqiptarët, ndërsa shkruan se esadistët e rinj të Shqipërisë hedhin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë.

Duke uruar një ditë të bukur, kreu i qeverisë ju lutet qytetarëve që të mos ua harrojnë opozitarëve këtë shfaqje brutaliteti kundër qëllimit të përbashkët.

MIRËMËNGJES! Mbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte këtë kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë! Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur.

Kryeministri Edi Rama

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin