Integrimi, Rama: Reformim të thellë të gjithë sektorëve, do ngremë strukturën e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se të gjitha reformat në vend do të vazhdonin, edhe nëse BE nuk do të caktonte datën për hapjen e negociatave.

Në një takim me strukturat e integrimit në Ministrinë e Jashtme, kryeministri Rama vlerësoi vendimin e KE për datën e negociatave, duke thënë se edhe nëse negociatat do të hapeshin këtë qershor, Shqipërisë do t’i duhej një periudhë 6-12 muaj për t’u përgatitur për këtë proces.

Ne mungonim, por falë angazhimit të jashtëzakonshëm të dy miqve, ne nuk munguam aty. Ishte një ndihmë e jashtëzakonshme për ne dhe fqinjët tanë në Maqedoni. Sot ne kemi kapërcyer një moment mjaft delikat. Shqipëria ka bërë më shumë se çdo vend tjetër në të njëjtën fazë, ishte një rrezik real që të mbeteshim në këtë moment pa tekst. Dy orë para vendimmarrjes përfundimtare nuk kishim tekst. 25 vende u rreshtuan në mënyrë të vendosur për të mbështetur çeljen e menjëhershme të negociatave dhe tre vende të tjera ishin në pozicion të ndryshëm, por që ne i kuptojmë plotësisht. Ka një ndryshim mes çeljes imediate të negociatave dhe çeljes së negociatave me 12 muaj, por ndryshimi është shumë formal. Edhe sikur çelja e negociatave të ishte imediate ne do na duhej një periudhë pune përgatitore, që do të merrte një kohë të caktuar, që shtrihet 6-12 muaj.

Fakti që çelja e negociatave është përcaktuar pas 12 muajsh, por Komisioni do të nisë menjëherë procesin përgatitor është kuptimi më i plotë dhe i mirëpritur nga ana jonë, që të zgjidhin problemin me veten dhe të lejojnë që procesi të fillojë për të mos humbur kohë. Ndërkohë, ne të ngremë gjithë strukturën e negociatave dhe të thellojmë reformat. Nuk është lënë pas axhenda e europianizimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Kjo ka rëndësi themelore për ne, sepse ne e kemi treguar se sa shumë e rëndësishme është Europa, në dy pika dalluese, reforma në drejtësi, unikale në të gjithë procesin e integrimit evropian, e gjithëpranuar si një model që duhet shtrirë më tutje në të gjithë rajonin tonë, një reformë radikale me kosto jo të vogla, për të cilën ne rrezikuam vetë, dhe nga ana tjetër fakti që fqinjët tanë pranuan të ndërrojnë emrin. Ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm. Besoj shumë te fryma e bashkëpunimit.

Më vjen për të qeshur, por edhe për të qarë, kur dëgjojë të thuhet se Europa ka vënë kushte, ajo në fakt nuk ka vënë asnjë kusht, thjesht ka nënvizuar të gjitha udhëzimet që ka proces. Qeshëm me kryeministrin e Malit të Zi, pasi po diskutonim për pesë prioritetet dhe tha “prit prit, se jemi brenda negociatave dhe kemi 94 kushte, kur të mbarojnë këto do të dalin 124 tjera”. Këtu nuk është çështje kushtesh, por përputhshmërie të shtetit tonë me organizmin e një shteti me parametrat e një vendi anëtarë të BE, për t’i bërë dy organizmat një.

Ç’ka është përcaktuar në këto 12 muaj, nuk ka asgjë më shumë se çfarë përmban programi ynë i reformave.

Ne do vazhdonim Vettingun, me apo pa datë, ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, do vazhdonim ato që po bëjmë çdo ditë, luftën ndaj korrupsionit. Këto nuk do ndalonin nëse do hapeshin negociatat, apo nëse do refuzoheshin. Ky proces nuk është për Europën apo për t’i plotësuar tekat një vendi të BE, ky proces është për fëmijët tanë, për të nderuat një shtet evropian. Negociatat nuk janë të rëndësishme vetëm për t’u anëtarësuar në BE, por thellojmë procesin e shtetbërjes evropiane, me standarde në të gjithë sektorët, në administratë.

Kryeministri Edi Rama

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola

'Doja t'i ngjaja tim eti', Alban Hoxha: Karrierën s'e kam nisur në portë, kam bërë gola