Inteligjenca italiane/ Muhaxheri është gjallë, u kthye në Kosovë si refugjat

Inteligjenca italiane/ Muhaxheri është gjallë, u kthye në Kosovë si refugjat

Gjenerali i ISIS Lavdrim Muhaxheri në Siri

Më 8 qershor 2017 ishte njoftuar se terroristi kosovar Lavdrim Muhaxheri, pjesëtar i organizatës terroriste ISIS, ishte vrarë nga një sulm me dron i kryer nga forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri.

Por sot në mediat ndërkombëtare qarkullon lajmi se gjenerali i ISIS-it është kthyer në Evropë së bashku me mbi 400 prej ushtarëve të tij më të besuar pasi i kanë braktisur luftimet në Siri. 
The Mirror shkruan se Lavdrim Muhaxheri dhe njerëzit e tij ndodhen ndërmjet mijëra personave të cilët janë larguar pasi disa luftëtarë të ISIS ja mbathën nga qyteti sirian i Alepos dhe pësuan humbje të tjera kudo në Siri. 

Sipas shërbimeve të inteligjencës italiane, që kanë agjentë në Kosovë, shumë prej luftëtarëve që janë detyruar t’ia mbathin, janë shtirur si refugjatë në mënyrë që të hyjnë në Evropë. 

Muhaxheri, i njohur gjithashtu si Abu Abdullah al Kosova, nuk është vetëm një udhëheqës shqiptaro-kosovar i Shtetit Islamik, por gjithashtu një prej figurave më publike për shkak të origjinës së tij të huaj dhe përpjekjeve të tij për të rekrutuar luftëtarë të tjerë xhihadistë. 

Ai shkoi në Siri në fund të 2012-s dhe është shfaqur në disa video propagandistike, duke u bërë thirrje shqiptarëve t’u bashkoheshin xhihadit, si dhe ka publikuar foto të vetes teksa i pret kokën një burri, ashtu sikurse edhe një video ku vret një të zënë rob me raketë. 

Muhaxheri teksa i pret kokën një dezertori të ISIS

Më 24 shtator 2014, Departamenti Amerikan i Shtetit e listoi Muhaxherin si një terrorist global. 

Gazeta italiane "L'Espresso", duke cituar shërbimet e inteligjencës, shkruan se rreth 300-400 anëtarë të “kalifatit” islamik janë kthyer në Kosovë me të. 

Kthimi i tij përkoi me planet për një sulm ndaj kombëtares izraelite të futbollit në Shqipëri dhe objektivave të tjera që mendohet se ai ka planifikuar pasi është kthyer në vend. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Todi: 27/03/2018 20:39

    mbase i humbet nami dhe nishani se na turperuan keta dreqer po paskan qene te terbuar per islamin keta kosovaret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë mblidhet sërish sot, pritet miratimi i planit të hetimit dhe kërkesave për informacion