Inter arrin akordin, Spalletti do që në janar “xholin” e Arsenal

Inter arrin akordin, Spalletti do që në janar “xholin” e Arsenal

Aron Ramsey, mesfushori i Arsenal

Beppe Marotta, administrator i deleguar i Interit i emëruar pak ditë më parë, ka filluar menjëherë punën për përforcimin e skuadrës në merkato. Raportimet nga Italia thonë se zikaltërit kanë arritur marrëveshjen me mesfushorin e Arsenal Aron Ramsey, të cilit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni.

Mësohet se agjenti i uellsianit është takuar të mërkurën me drejtuesit e Interit dhe ka rënë dakord në princip. Ramsey do të transferohet në verë me parametra zero, por sipas “La Republicca” është Spalletti, trajneri i Interit, ai që po shtyn klubin për të transferuar lojtarin që në janar. Për këtë zikaltërit duhet të kënaqin kërkesat e Arsenal që duke parë se lojtari është në skadencë kontrate nuk pritet të bëjnë rezistencë për çmimin.

27-vjeçari që për pak ditë mbush 28, është një lojtar që do t'i bënte shumë punë Interit, pasi përveçse një mesfushor qendre, Ramsey mund të bëjë edhe fantaziztin. Aktualisht uellsiani është një lojtar stoli te Arsenali i Unay Emery, por para pak muajsh për të kanë shfaqur interes Milani, Liverpool, Manchester United dhe jo vetëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit