Intervista/ Stoltenberg: Do të 
ndihmojmë qeveritë në luftë ndaj ISIS

Intervista/ Stoltenberg: Do të <br />ndihmojmë qeveritë në luftë ndaj ISIS
Sekretari i përgjithshëm i NATO­s, Jens Stoltenberg, zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Tiranë, ku takoi personalitetet më të larta të Shtetit shqiptar. Në qendër të mesazheve të përcjella nga Stoltenberg gjatë qëndrimit në Tiranë, ishte lufta ndaj terrorizmit dhe përpjekjet që vendet e Aleancës dhe Shqipëria mes tyre po bëjnë për të ndalur. Gjate qendrimit ai i dha nje interviste Agjensiste Telegrafike Shqiptare.

Z. Stoltenberg, duke ju falenderuar për mundësinë e kësaj interviste ekskluzive për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, cilat janë disa nga sfidat kryesore me të cilat përballet sot NATO dhe sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor ?
Jens Stoltenberg: Sfida më e mëdha me të cilën përballet NATO­ja sot është një mjedis i ri dhe i ndryshuar i sigurisë. Ne kemi një Rusi më agresive në Lindje dhe gjithashtu përballemi me paqëndrueshmëri dhe dhunë në Afrikë, Irak dhe Siri, në Lindjen e Mesme. NATO është duke iu përshtatur këtij mjedisi të ri të sigurisë duke rritur gatishmërinë dhe përgatitjen e forcave tona. Ne kemi mbidyfishuar Forcën Reaguese të NATO­s, dhe po zbatojnë përforcimin më të madh të sistemit të mbrojtjes tonë kolektive që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Nëse flasim për Ballkanin Perëndimor, jemi duke luajtur një rol kryesor së bashku me aleatët e NATO­s në rajon, natyrisht edhe me Shqipërinë, duke qenë një prej tyre, për ta mbajtur këtë rajon të qëndrueshëm dhe për të forcuar stabilitetin e rajonit. Ne e bëjmë këtë me praninë tonë në Kosovë, e bëjmë këtë duke punuar me partnerët dhe jo vetëm kaq. Vetëm pak ditë më parë ne kemi vendosur të ftojmë Malin e Zi të bëhet anëtare e Aleancës.

Si shihet roli i Shqipërisë brenda Aleancës së NATO­s ?
Jens Stoltenberg:
Shqipëria është një aleat i çmuar dhe unë përgëzoj për këtë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare. Pata bisedime të shkëlqyera me Kryeministrin, Ministrin e Jashtëm dhe Ministrin e Mbrojtjes dhe i përgëzova personalisht për udhëheqjen e tyre të fortë në Aleancë, duke kontribuar në sigurinë tonë të përbashkët dhe në disa, apo shumë operacione të NATO­s në Afganistan, në Kosovë. Shqipëria gjithashtu ka mbështetur Gjeorgjinë dhe Ukrainën me ngritjen e kapaciteteve të tyre të mbrojtjes. Shqipëria është gjithashtu duke kontribuar në mbrojtjen kolektive të Aleancës, duke qenë pjesë e planit tonë të veprimit për të rritur gatishmërinë dhe përgatitjen e forcave tona. Pra, përveçse duke luajtur një rol kyç në rajon, Shqipëria merr gjithashtu pjesë në shumë operacione të ndryshme të NATO­s në Evropë dhe jashtë Evropës.

Si ka qenë bashkëpunimi me autoritetet shqiptare sa i përket përballjes me rrezikun e terrorizmit ?
Jens Stoltenberg: Unë e mirëpres qëndrimin shumë të fortë të qeverisë shqiptare në luftën kundër terrorizmit dhe angazhimin shumë të madh të qeverisë së Shqipërisë për të luftuar ISIS dhe terrorizmin. Jo më pak, për të ndaluar rrejedhjen e luftëtarëve të huaj. Shqipëria është si të gjithë aleatët e NATO­s që marrin pjesë në koalicionin global të luftimeve kundër ISIS dhe unë mirëpres këtë. Përveç mbështetjes që u japim aleatëve të NATO­s për të forcuar koalicionin, ne jemi gjithashtu duke mbështetur rritjen e kapaciteteve të forcave dhe qeverive në rajon për të mbrojtur veten. Unë mendoj se nëse flasim për një periudhë afatgjatë, ne do të jemi krejtësisht të varur në aftësitë tona për të mobilizuar forcat lokale dhe për t’u mundësuar qeverive lokale për të luftuar vetë ISIS . Ne jemi duke e bërë këtë, duke trajnuar dhe ndihmuar rritjen e forcave lokale në rajon për të luftuar ISIS.

Pas ftesës së Malit të Zi për t’u bërë pjesë e NATO­s, a pritet kjo të shtojë rolin e vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda Aleancës ?
Jens Stoltenberg: Sigurisht, me Malin e Zi, si anëtar do të kemi një vend më shumë nga rajoni rreth tryezës. Sigurisht që kjo do të rrisë praninë e Ballkanit Perëndimor në NATO duke pasur një karrige më shumë të një vendi të Ballkanit Perëndimor rreth tryezës. Unë do të doja të theksoja se ajo që ne kemi vendosur disa ditë më parë, ishte ftesa për të filluar bisedimet e pranimit. Pasi bisedimet e anëtarësimit të plotësohen, protokolli i anëtarësimit duhet të ratifikohet nga 28 vendet aleate, kjo do të thotë se ky nuk është fundi i rrugës. Mali i Zi duhet të vazhdojë reformat me vendosjen e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit. Por sigurisht nëse Mali i Zi bëhet anëtari i 29­të i Aleancës, kjo sigurisht do të rrisë praninë e Ballkanit Perëndimor në tryezë

A shihen vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe mes tyre edhe Shqipëria, si vende potencialisht të rrezikuara nga sulmet terroriste ?
Jens Stoltenberg:
Të gjitha vendet evropiane duhet të jetojnë me faktin se asnjë vend nuk është imun ndaj sulmeve terroriste. Ne e kem parë këtë gjë në Paris, e kemi parë në Kopenhagen, dhe kohët e fundit e kemi parë atë edhe në kryeqytetet e tjera evropiane. Kur isha Kryeministër në Norvegji, kemi pasur një sulm të tmerrshëm terrorist. Unë mendoj se kjo rrit nevojën për të luftuar terrorizmin, ekstremizmin në të gjitha format e saj dhe terrorizmi nuk njeh kufij dhe nuk bën dallim mes grupeve etnike dhe fetare. Në Norvegji, ishte në fakt një person i bardhë, i krishterë, i cili keqpërdori krishterimin, apo fenë e tij, për të justifikuar një sulm terrorist. Pra, përsëri unë mendoj, se kjo na kujton faktin se janë këta individë jo, grupe personash, të cilët janë përgjegjës dhe kjo është pikërisht ajo që ne pamë në Norvegji dhe atë që ne kemi parë në shumë vende në Europe. 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Renditja/ Korabi fiton 5-1 kundër Luzit në ndeshjen e prapambetur, Kategoria e Parë mëson skuadrat që luftojnë për elitën

Renditja/ Korabi fiton 5-1 kundër Luzit në ndeshjen e prapambetur, Kategoria e Parë mëson skuadrat që luftojnë për elitën