Skandali i "M.J"/ LSI i lë topin në derë Tavos: Po e njihte avokatin grek, pyeteni vetë nëse ka qenë në SHBA!

Skandali i

Vangjel Tavo dhe Ilir Meta

Lëvizja Socialiste për Integrim, ka publikuar sot pyetjet dhe përgjigjet që janë këmbyer mes saj dhe gazetarëve të Mother Jones lidhur me investigimin e fundit të revistës prestigjioze amerikane, që ngre hije të forta dyshimi lidhur me një lobim të mundshëm rus në favor të Ilir Metës dhe të LSI në SHBA, të gnjashëm me atë që revista në fjalë kishte zbërthyer edhe për Partinë Demokratike.

LSI pretendon se përgjigjigjet e saj nuk janë publikuar nga revista amerikane, e cila sipas saj shpif, dhe të cilën LSI ka deklaruar se do ta hedhë në gjyq.

Në fakt revista amerikane, në shkrimin e saj citon dokumente zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit si dhe investigimit të bërë prej saj me gazetarë në terren në një kompani guackë në Qipro, që dyshohet se ka financuar lobimin e LSI në SHBA, nëpërmjet një oligarku rus.

Por nga përgjigjet që ka dhënë LSI, kjo e fundit jep në fakt disa detaje “pikante”, të cilat as Mother Jones vetë nuk i kishte në investigimin e saj të gjerë.

Dy pika janë ato që bien më tepër në sy dhe që kanë të bëjnë me ish-deputetin Vangjel Tavo.

LSI e pranon se Tavo e njihte avokatin grek që kishte firmosur kontratën në favor të LSI-së me kompaninë amerikane të lobimit, por sipas LSI kjo kontratë më pas u ndërpre dhe nuk u realizua kurrë.

Megjithatë LSI është kujdesur të theksojë se ajo vetë nuk ka asnjë marrëdhënie me avokatin në fjalë, ndërkohë që ka vënë mirë në dukje se atë e njihte vetëm Tavo. 

Avokati grek dyshohet se është edhe administruesi i kompanisë guackë që ka lobuar për LSI në SHBA, nërpërmjet burimesh financiare të errëta.

Por ndaj një pyetje tjetër se kompania guackë që dyshohet se ka lobuar për LSI-në kishte paguar për një takim të përfaqësuesve të LSI në SHBA, LSI mohoi që të ketë angazhuar zyrtarisht ndonjë përfaqësues së saj në datat kur Vangjel Tavo është takuar në SHBA me disa senatorë amerikanë, por nuk e mohoi që vetë Tavo të ketë qenë në SHBA në datat e lartpërmendura. Për një gjë të tillë, LSI i ka “larë” duart me Tavon duke i thënë se Mother Jones se për një gjë të tillë duhet të pyesë vetë Tavon nëse ka qenë për ndonjë vizitë private në atë periudhë.

Pyetjet e Mother Jones dhe Përgjigjet e plota nga Zyra e Shtypit e LSI-së

LSI ka firmosur një kontratë me McKeon Group për lobing në SHBA në Janar 2017. Kontrata është firmosur nga një avokati grek Iraklis Fidetzis. Cila është marrëdhënia e Fidetzis me LSI?

Lëvizja Socialiste për Integrim s’ka pasur asnjë marrëdhënie me Z. Fidetzis. Vetëm një nga deputetët e LSI, Z. Vangjel Tavo kishte njohje me të dhe ata kishin diskutuar me njëri-tjetrin për një marrëveshje të mundshme bashkëpunimi mes LSI dhe McKeon Group, e cila nuk u finalizua kurrë.

Megjithatë, LSI ka kryer vetëm një pagesë prej 15 000 USD drejt llogarisë së McKeon Group, e kryer përmes sistemit bankar dhe e deklaruar në Komision Qëndror të Zgjedhjeve, sipas ligjit për partitë politike në Shqipëri.

Kryesia e LSI aprovoi pagesën për faturën nr. 1386 të McKeon Group, prezantuar nga Z. Tavo.

Por, nga diskutimet që u zhvilluan më pas, kontrata mes LSI dhe McKeon Group nuk u finalizua asnjëherë dhe komunikimi u ndal.

Në Mars 2017, një kompani e vendosur në Qipro e quajtur Dorelita Limited ka firmosur një kontratë lobimi me McKeon Group. Në kontratë, Dorelita ka pranuar të paguajë McKeon Group 50,000 dollarë në muaj, për një vit shërbime lobimi. Kontrata gjithashtu është firmosur nga Fidetzis. Burimet tona na kanë thënë se në fakt, qëllimi kryesor i kontratës së Dorelitës ishte të financonte lobimin në SHBA për LSI dhe Ilir Meta, dhe ti siguronte akses Metës te Presidenti Trump. Është ndonjë nga këto e pasaktë? Cila është marrëdhënia e partisë apo e Metës me Dorelita?

Në lidhje me pyetjen tuaj për Dorelita, ju lutem të jeni të sigurt që kjo është hera e parë që dëgjojmë për këtë emër dhe e kemi mësuar nga pyetja që keni ngritur.

Kontrata fillestare e LSI me McKeon Group ishte e qartë në lidhje me qëllimet e saj - shërbim lobimi në emër të LSI dhe Metës. Por kontrata e Dorelita në Mars nuk përmend përfituesin e vërtetë të lobimit të Grupit McKeon - LSI. Pse të kaloni nga një kontratë transparente midis LSI dhe McKeon Group në një më të errët midis McKeon Group dhe Dorelita?

Dëshirojmë të përsërisim edhe një herë se kjo është hera e parë që dëgjojmë emrin e Dorelitës, nga pyetjet tuaja. Ju lutemi, të jeni të sigurt që ne nuk kemi fare kontakt me të dhe asnjë informacion rreth saj.

A e ka blerë Fidetzis Dorelita me qëllim që ta përdorë atë për të financuar lobimin e LSI-së në SHBA?

Përgjigja e mëparshme e shteron këtë pyetje. Nuk kemi asnjë ide për këtë.

A ishte ideja e Fidetzis për të përdorur Dorelita për të financuar lobimin për LSI në SHBA?

Ne nuk kemi fare informacion për Dorelita dhe për gjithçka që është e lidhur me të.

Çfarë ose kush i dha paratë që Dorelita përdorte për të marrë shërbimin e grupit McKeon në Shtetet e Bashkuara?

Dëshirojmë të përsërisim dhe ripërsërisim: zero kontakt me të dhe zero dije për Dorelita.

Para se Fidetzis të blinte Dorelita, ajo ishte në pronësi të një personi që ka lidhje me kompani të ndryshme të kontrolluara nga manjati rus i aluminit Oleg Deripaska. A ka LSI lidhje me Deripaskën?

Absolutisht zero njohuri për Dorelita dhe me çdo gjë të lidhur me të dhe të gjithë që përmendët në pyetje.

Deklarimet e Grupit McKeon me Departamentin e Drejtësisë listojnë një numër takimesh të prillit të organizuara me disa ligjvënës në Kongres. Ne kontaktuam me një numër të këtyre zyrave të kongresit, dhe disa prej tyre thanë se këto takime ishin në të vërtetë në lidhje me LSI. Për shembull: një zëdhënës për Senatorin Mike Lee i tha Mother Jones se në një takim të 26 prillit 2017, ai u takua me zyrtarët e LSI-së. A është kjo e pasaktë? A nuk ishin në fakt zyrtarë të LSI-së në këtë takim?

LSI nuk ka pasur asnjë angazhim zyrtar në atë periudhë në Shtetet e Bashkuara dhe nuk ka autorizuar askënd që të angazhohet zyrtarisht në emër të LSI-së në Shtetet e Bashkuara. Marrëdhënia e LSI me grupin McKeon u ndërpre në shkurt të 2017. Ju mund të gjeni referencë për këtë nga deklaratat e depozituara nga McKeon Group në Departamentin e Drejtësisë.

Sipas shtypit shqiptar, Vangjel Tavo ka qenë në SHBA në 26 Prill. Ka qenë Z. Tavo në prill në takimin me Senatorin Mike Lee? A është takuar ai me ligjvënës të tjerë të SHBA gjatë udhëtimit të tij në SHBA në prill?

Siç u deklarua më sipër, LSI nuk ka pasur asnjë angazhim zyrtar në atë periudhë në Shtetet e Bashkuara. Sa i takon takimeve të Z. Tavo që ju përmendni, këshilla jonë është ta pyesni direkt nëse ai ka qenë atje në ndonjë udhëtim privat.

Na është thënë se qëllimi i këtyre takimeve në prill të vitit 2017 ishte të ndihmonte zotin Meta të afrohej tek ligjvënësit e SHBA dhe Presidenti Trump. A është kjo e pasaktë?

Në prill 2017 z. Meta ishte në procedurë për t'u zgjedhur nga Parlamenti si President i Republikës. Ndërkohë, LSI nuk kishte asnjë angazhim zyrtar në Shtetet e Bashkuara.

 

LSI reagoi menjëherë sot për investigimin e publikuar sot nga Mother Jones, në të cilin ngrihen hije të forta dyshimi, se pas lobimit të LSI në SHBA, mund të qëndrojë një oligark rus.

LSI e ka quajtur sot me emrin “Mother Jones-Father Soros” revistën amerikane, duke aluduar për financimin e saj nga George Soros.

Artikulli i MotherJones është manipulim, mashtrim, pa fakte dhe i shtrembëruar. Përgjigjet e LSI nuk u pasqyruan në këtë artikull. Zyra e Shtypit e LSI u kontaktua disa ditë më parë nga gazetarja e MotherJones. Disponojmë emailet dhe të gjitha pyetjet dhe përgjigjet, të cilat po i vëmë në dispozicion të opinionit publik. MotherJones ose FatherSoros nuk i pasqyroi këto përgjigje në artikull. Shtrojmë Pyetjen: Përse ka frikë MotherJones nga përgjigjet e LSI-së? Sa herë ka komunikuar MotherJones me Endri Fugën?

MotherJones tregoi që paguhet me paratë e drogës dhe krimit të organizuar të Edi Ramës. Ky artikull i MotherJones nuk mund ta fshehë dot dështimin e Edi Ramës sot në Gjermani.

Zyra e Shtypit e LSI bën të ditur se Lëvizja Socialiste për Integrim do të hedhë në gjyq MotherJones për shpifje.

Reagimi i LSI.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 25/04/2018 23:10

    O populli i dashur Shqiptar po çohuni mor ZOT nga gjumi letargjik dhe qërojni kto plera si ilir floriri e mona buçja e derri maç petrit vasili nipi manush mut myftiut . Po qërojni këto nevojtore nga qarkullimi se qelbën Shqiprin e jetën tuaj .

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 25/04/2018 22:55

    LSI e ke bere lesh e li ket pune.

    Përgjigju
    • konjak: 26/04/2018 14:13

      Sigurisht ,fuqia e soros eshte e pa perballushme nga partite shqiptare.Por partia qe e perdor -teresisht ne interes te saj-sorosin,duhet te beje kujdes ;Ai qe i hap varrin shokut bie vet ne te.Neser ,soros do ta perdore maksimalisht ne interes te saj,partine qe sot eshte ne kulmin e kenaqesis se saj.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast

Sezoni Turistik nis më herët në Green Coast