Investime të reja në rrjetin ujësjellës në dy lagje të tjera të Tiranës, banorët përfitojnë shërbim cilësor

Investime të reja në rrjetin ujësjellës në dy lagje të tjera të Tiranës, banorët përfitojnë shërbim cilësor

Punimet për furnizimin me ujë të pijshëm në rrugën "Fiqiri Shehi"

Dy lagje të tjera në kryeqytet kanë marrë zgjidhje të furnizimit me ujë të pijshëm. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë finalizuar investimin e ujësjellësit në rrugën "Fiqiri Shehi" për të rritur kapacitetet e transmetimit të furnizimit me ujë të pijshëm. Tashmë, qytetarët e kësaj zone përfitojnë një shërbim cilësor të ujit duke sjellë kështu uljen e humbjeve të furnizimit.

Gjithashtu, janë mundësuar lidhje të reja me rrjetin e ujësjellësit në rrugën "Sulejman Delvina". Tashmë, banorët e kësaj rruge do të përfitojnë cilësi dhe volum të madh në rrjet falë investimit të kryer nga tubacione krejtësisht të reja.

( Punimet për furnizimin me ujë të pijshëm në rrugën "Fiqiri Shehi" )

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit

KLGJ lë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Tasim Puci dhe ndihmësit ligjor Artor Yllit