Investimet e huaja, Komisioni Europian: Ja ku duhet të fokusohet Shqipëria, borxhi jo rrezik

Investimet e huaja, Komisioni Europian: Ja ku duhet të fokusohet Shqipëria, borxhi jo rrezik

Foto ilustruese

Shqipëria rrezikon që nga njëri vit në tjetrin të përballet me sfidën e zvogëlimit të investimeve të huaja direkte në kushtet kur dy projektet e mëdha të energjisë(TAP dhe Devolli) po kompletohen dhe kur investimet e tjera kanë në bazë burimet natyrore apo janë të patregtueshme. Raporti i Komisionit Europian i publikuar këtë korrik ka marrë në analizë Programet e Reformave Ekonomike të disa vendeve në Ballkan, përfshirë Shqipërinë duke evidentuar për secilin situatën, risqet dhe duke bërë edhe disa rekomandime. Mes gjithë temave të prekura bie në sy edhe ajo për Investimet e Huaja Direkte që sipas Komisionit qeveria i pret në rritje vit pas viti por nuk parashton në raport ndonjë diskutim sesi do të arrihet kjo.

“Të hyrat e Investimeve të Huaja Direkte pritet që të financojnë plotësisht deficitin e llogarisë korrente. Përgjatë 10 viteve të fundit investimet e huaja direkte kanë financuar 76 për qind të deficitit të llogarisë korrente. Në 12 muaj deri në shtator 2017 IHD-të neto tejkaluan deficitin me 41 për qind ndërkohë që ndërtimi i dy projekteve të mëdha në fushën e energjisë shënoi kulmin. Në Programin e Reformave Ekonomike parashikohet që Investimet e Huaja Direkte do të mbeten të forta dhe do të tejkalojnë deficitin e llogarisë korrente me rreth 20 për qind në çdo vit të programit.

Ky Program i Reformave Ekonomike njeh faktin që të ardhurat nga Investimet e Huaja Direkte që lidhen me dy projekte gati në përfundim do të zvogëlohen por duket se pret pa ndonjë diskutim që kjo do të kompensohet nga projekte të reja të Investimeve të Huaja Direkte. Gjithsesi suksesi i Shqipërisë në tërheqjen e investimeve të huaja në vitet e fundit ka qenë gjerësisht i përqendruar në industri me bazë tek burimet natyrore dhe të patregtueshme” thuhet në raport.

Lidhur me këtë aspekt Komsioni vlerëson se këto lloj investimesh mbarin me vete riskun që të shterrin ndëkrohë që propozon që Shipëria të fokusohet tek investime që paraqesin vlerë të shtuar dhe e përfshijnë atë në zinxhirin global të furnizimit.

“Ekziston një risk që mundësitë e investimeve të reja në këto industri do të shterrin dhe se investimet në sektorë të tjerë si turizmi do të jenë në një shkallë më të vogël. Tërheqja e investimeve të Huaja Direkte me aktivitete të vlerës së shtuar do ta integronte më mirë ekonominë në zinxhirët e furnzimit do të rriste produktivitetin dhe do të krijonte më shumë  vende pune dhe më të mira në gjithë ekonominë. Kjo gjithsesi do të kërkonte reforma strukturore me bazë të gjerë në mënyrë që të sillej përmirësim thelbësor në mjedisin e investimeve” vlerëson Komsioni Europian.

Një tjetër element që i kushtohet rëndësi është pjesa e borxhit të jashtëm. Ai cilësohet i konsiderueshëm por në përbërje sipas Komisionit të paktën deri tani ai nuk paraqet ndonjë shqetësim urgjent.

“Borxhi i jashtëm bruto qëndroi në 68.4 për qind të GDP-së në fund të shtatorit 2017 poshtë 73.5 për qind në fund të 2016. Rreth 80 për qind e borxhit të jashtëm është afatgjatë. Më shumë se gjysma e borxhit afatgjatë zotërohet nga qeveria dhe pjesa tjetër konsistion në huadhënie mes kompanive, investitorëve direktë dhe flialet. Edhe pse i konsiderueshëm, përbërja e borxhit të jashtëm nuk jep shqetësime për momentin. Rezerva e huaj e këmbimit ishte 3 miliardë euro 25.7 për qind e GDP në fund të 2017 dhe pritet të rritet me të paktën 10 për qind në tre vitet e ardhshme. Akualisht rezervat mbulojnë rreth 6.5 muaj vlerë importesh në të mira dhe shërbime duke mundësuar një siguri të përshtatshme kundrejt ndonjë shoku të pafavorshëm” nënvizon raporti. Monitor

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 23/07/2018 12:28

    Investimet e huaja jane oksigjen per ekonomine , por duhet te kemi parasysh dhe investitiret vendas qe kane rezerva monetare te konsideryeshme . Pervec turizmit dhe bujqesise , Shqiperia duhet te perqendrohet tek fabrikat e perpunimit te frutave dhe perimeve . Ato rrisin vleren e prodhimit , shtojne punesimin dhe rrisin dhe eksportet . Tjeter dege te ekonomise eshte energjia elektrike dhe sidomos perpunimi i mineraleve duke nxitur dhe ekportet . Ne industrine e bskrit eshte mire te perpunohet dhe te vihet ne shfrytezim uzina e telave dhe kabllove ne Shkoder qe prodhimet e saj shumica shkonin per eksport , keshtu do kemi mbi 500 damilje qe mund ti largohen fakurallekut dhe ne Shkoder . Shqiperia ka mundesi te medha te dizervefikoj ekonomine e saj dhe ne fusha te tjera te pashfrytezuara . E meta me e madhe eshte shperdorimi i parave te buxhetit ne infrastrukture , ku vlera e planifikuar eshte trefishi i kostos reale

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin