Investimi 15 mln euro në portin e Vlorës, Rama: T’i shërbejë sa më shumë turizmit dhe të integrohet me Lungomaren

VLORË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka vizituar portin e Vlorës ku ka nisur investimi prej 15 milionë eurosh për ta kthyer në një port turistik mesdhetar.

Projekti është përshtatur në funksion të perspektives dhe profilit të ri të portit, atë të ankorimit dhe përpunimit të trageteve. Krahas këtij investimi të madh, në port është duke u realizuar edhe investimi për zgjerimin e terminalit të pasagjerëve, me vlerë afro 213 milionë lekë.

Gjatë vizitës së kryeministrit, drejtori i Portit të Vlorës Admir Malaj u shpreh se terminali i ri do të jetë gati për pasagjerët brenda dy muajsh, ndërsa për sa i përket zgjerimit të kalatave është mbyllur tashmë mbi 80% e punimeve.

Terminali i ri, me një vlerë prej 212 milionë lekë të reja, shtrihet në një sipërfaqe prej 2700 metrash katrorë. Terminali i vjetër ishte vetëm 383 metra katrorë dhe me pak ambiente shërbimi. Hyrja do jetë e gjitha me fasadë xhami termik. Do të ketë shtim të Postës së Policisë Kufitare, e cila do të ketë përpunim deri në 3 mijë pasagjerë. Ambientet janë shumë cilësore. Besoj vitin tjetër, për sezonin e ardhshëm, bashkë me projektin e ri për zgjerimin e kalateve do të bëjmë të mundur aksesimin e sa më shumë qytetarëve. Terminali mbaron për 2 muaj.

Admir Malaj, drejtori i Portit të Vlorës

Kryeministri Rama deklaroi se porti duhet t’i shërbejë më së shumti turizmit dhe duhet të integrohet me Lungomaren, në mënyrë që të jetë i aksesushëm për të gjithë qytetarët.

E gjithë sfida tani është të bëjmë planin rregullues të të gjithë zonës që të kthehet në një pjesë të qytetit e gjitha kjo. S’mund të jetë Porti i izoluar nga qyteti. Pastaj të vazhdojmë me fazën tjetër të Lungomares, në krahun tjetër. Por këtu duhet të kemi një plan shumë shpejt që të na lidhet Lungomare me Bulevardin. Kjo është pikë fokale tani.

Edi Rama, kryeministër

Terminali ekzistues i Portit të Vlorës me sipërfaqe rreth 400 m2 nuk përmbush as kushtet e domosdoshme për numrin e pasagjerëve që lëvizin nëpërmjet këtij porti. Projekti për zgjerimin e terminalit konsiston në rritjen e cilësisë së shërbimit, shpejtësi në veprime dhe kontrolle, si dhe mjedise funksionale për të përballuar çdo periudhë lëvizjesh. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fierak: 11/11/2018 22:02

    Po Gerven kancerin e harove Nlora

    Përgjigju
  • Vlorë: 11/11/2018 15:21

    Nqs si e that dhe ju dije që Vlora duhet të ketë një traget dinjitoz, dhe jo një rangallo bagëtish, por dhe port të mirëfilltë kjo do i jepte vërtet frymëmarrje Vlorës në shume drejtime, por nqs Vlora ngelet përsëri me një linjë të vetme trageti atë që e kontrollon mafia e Brindisit me në krye Prudentinot, edhe sikur traget të mirë te sjellin përsëri Vlora do ngelet njollë e zezë për Cmimet katastrofe që vendosin bastardët në Brindisi. Kjo është ajo që I duhet Vlorës jo një linjë monopol i mafies, por dy tre linja dhe kompani tragetesh.

    Përgjigju
    • Fierak: 11/11/2018 22:01

      Mire thua Prudentinot jane kanceri Vlores por problemi eshte se ai qe ushqen kancerin eshte Gerveni qe ben lojen e ati bastardit duke pahuar rryshfete per te bere ate qe i bene Vlores dhe gjithe Jugut te Shqiperis

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë

VIDEO/ Drogë me postë nga Kalifornia në Tiranë, dy të arrestuar! Sekuestrohet 3.2 kg kanabis i cilësisë së lartë