Investimi 262 mln euro në 30 vjet por nuk zgjidh dublimin e Milot-Rrëshen

Investimi 262 mln euro në 30 vjet por nuk zgjidh dublimin e Milot-Rrëshen

Koncesionari privat, sipas kontratës që ka filluar të zbatohet, parashikohet të kryejë një vlerë investimi prej 262 milionë eurosh në këtë rrugë. Prej tyre, kostoja totale e investimit për punime ndërtimi për 30 vjet shkon 100 milionë euro. Këto investime shpërndahen sa vijon: në katër vitet e para, do të investohen nga koncesionari rreth 45 milionë euro (pa TVSH).

Këtu përfshihen përgatitja e projektit, stabilizimi i skarpatave, ndërtimi i sheshit TOLL, rrethimi me gardh rreth, ndriçimi i kryqëzimeve ekzistuese, ura e re mbi Drin, ndërtimi i shtatë kryqëzimeve, masa korrigjuese në urat ekzistuese, ndërtim mbikalimi për këmbësorë në Kukës dhe qendra e kontrollit e sinjalistikës. Për punimet e rehabilitimit në autostradë dhe tunel, përveç sa më lart, në periudhën nga viti i pestë deri në vitin e 30-të, janë parashikuar të investohen edhe rreth 54 milionë euro.

Ndërkohë, do të investohet për mirëmbajtjen dhe operimin e autostradës dhe tunelit me një kosto investimi rreth 160 milionë euro. Këtu përfshihet mirëmbajtja rutinë, dimërore e autostradës dhe tunelit, afati në vitet 0-30. Ndërkohë, mbetet për t’u zgjidhur më tej çështja e dublimit të segmentit 25.6 km Milot-Rrëshen, i cili ka një kosto të lartë, prej rreth 80 milionë eurosh. Dublimi i këtij segmenti nuk përfshihet në koncesion dhe do të duhej që, pas dublimit, të ndërtohen edhe rrugë dytësore me akse etj. çka e bën koston të lartë. 

Tarifës
Shkalla e tarifës që duhet të paguajnë ata që kalojnë në të parashikohet përmes një formule, që rregullohet në ditën e parë të çdo viti të plotë kalendarik, duke filluar nga viti i dytë i plotë kalendarik. Formula përfshin: indeksin e çmimit të konsumatorit në lekë në muajin e fundit dhe në muajin, ën të cilin bie data financiare bazë; indeksin e çmimeve në muajin, në të cilin bie data financiare bazë dhe në muajin e fundit; indeksi i BE për çmimin e prodhimit në vitin e fundit dhe në vitin kur bie data financiare; normën e kursit të këmbimit nga lekë në euro të BSH për ditën e datës financiare bazë ose ditën e fundit për të cilën ka të dhëna.

Tarifa ndikohet, gjithashtu, nga kostoja e mirëmbajtjes së rrugës dhe niveli i trafikut në të. Aktualisht, rruga ka një trafik nën kapacitetin, çka ndikon në dy elementë: rrit koston e mirëmbajtjes dhe ndikon drejtpërdrejt në një tarifë më të lartë. Nëse rruga do të ishte sipas nivelit të trafikut të saj, ajo do të kishte një kosto më të ulët mirëmbajtjeje dhe tarifë më të ulët TOLL-i rrjedhimisht. Gjithashtu, krahasimi me rrugë të tjera nuk vlen, pasi çdo rrugë ka karakteristikat e saj. Mirëmbajtja e rrugëve me vepra arti është shumë më e shtrenjtë, ashtu sikurse edhe tarifa e kalimit në rrugët me shumë vepra arti është më e lartë.

Kontrata koncesionare
Kontrata parashikon që koncesionari harton dhe zbaton një skemë zbritjesh për përdoruesit e shpeshtë brenda një periudhe prej 6 muajsh që nga data e përfundimit të punimeve për sheshin e taksës, skemë e cila duhet të bazohet në të dhënat aktuale dhe të parashikuara të trafikut, të konfirmuara nga inxhinieri i pavarur dhe të miratuara nga Autoriteti Kontraktor. Një skemë e tillë për përdoruesit e shpeshtë rishikohet dhe përditësohet në fillim të çdo viti të kontratës.

Pasojat
Për minimizimin e ndikimit socio-ekonomik, që rrjedh nga aplikimi i taksave të rrugës për përdoruesit e shpeshtë lokalë, koncesionari do t`i paguajë çdo vit Autoritetit Kontraktor, për tre vitet e para, një shumë prej 120.000 eurosh (përshirë TVSH-në), si pagesa të drejtpërdrejta. Përdoruesit e shpeshtë mund të marrin kartë abonimi, ku përfitojnë një përqindje uljeje.

Duke qenë se rruga është jo vetëm për përdorues vendas, por e lidh atë me shtete të tjera, natyrisht do të përdoren format e pagesës edhe në euro, edhe në lekë. Kontrata parashikon rregullat e konvertimit të pagesës Lek/Euro. Sa i përket turizmit, ata qytetarë që shpenzojnë mesatarisht 700-1.000 euro për person në pushimet verore në Shqipëri, nuk besohet se do të dëmtohen nga 5 euro shtesë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht

Të dielën takohen në ring, Florian Marku 'kërcënon' rivalin: Duhet të më hedhë 'KO', nuk jam këtu rastësisht