Investimi/ Hapet tenderi për rehabilitimin e fshatit turistik Tamarë

Investimi/ Hapet tenderi për rehabilitimin e fshatit turistik Tamarë

Fshati Tamarë

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) ka bërë publik në faqen e tij hapjen e tenderit për rehabilitimin e fshatit Tamarë, në veri të vendit dhe përmirësimin e rrugës Vermosh. Afati i fundit i ofertave është 23 gusht, sipas njoftimit dhe punimet e ndërtimit duhet të përfundojnë në 10 muaj.

Punimet konsistojnë në rehabilitimin e pjesës qendrore të fshatit Tamarë, duke ruajtur karakteristikat e tij arkitektonike dhe rindërtimin e një rruge 750 metra që çon në kufirin me Malin e Zi.

Punimet infrastrukturore janë pjesë e një projekti madhor për zhvillimin e Alpeve dhe zonave bregdetare shqiptare, bashkëfinancuar me një hua prej 28.7 milionë euro (33.4 milionë dollarë) nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Evropës (CEB) dhe një kontribut prej 6 milionë eurosh nga qeveria shqiptare, sipas FSHZH.

Ofertimi do të bëhet përmes procedurave të hapura të tenderit bazuar në udhëzimet e CEB-it për prokurimin e furnizimeve, punëve dhe shërbimeve dhe është i hapur për ofertuesit nga çdo vend.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) është një agjenci publike, misioni i së cilës është të inkurajojë një zhvillim socio-ekonomik të qëndrueshëm, të balancuar dhe koheziv në nivel lokal dhe rajonal. FSHZH u krijua në fillim të vitit 1993, bazuar në një marrëveshje midis qeverisë shqiptare dhe Bankës Botërore

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 24/07/2018 09:42

    Të shtrosh pllaka është gjë e lehtë, por TË TA PRESË MENDJA se kurrë nuk ndërtohet në zall të lumit, kjo është e vështirë... Po mir ore po si nuk doli dikush me njohuri ta kundërshtonte këtë projekt që fotoja paraqet? Sytë në ballë nuk i kanë? Pse nuk ndërtojnë më sipër në kodrinë ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot