Investimi në qendrën shëndetësore Fushë Studë, Balla: Përveç kushteve të motit, gjithçka tjetër mund ta ndryshojmë (VIDEO)

800 banorë të Fushë Studënit të Lezhës do të kenë tashmë një Qendër Shëndetësore që i përmbush të gjitha standartet bazë.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Përmes një postimi, ku vendos theksin tek vëmendja ndaj njerëzve me probleme shëndetësore, Balla shprehet se kjo zonë e thellë e Librazhdit tanimë do të furnizohet plotësisht me barna dhe se në të është vendosur edhe një personel mjekësor me 6 vetë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së shprehet se investimi në Qendrën Shëndetësore Fushë Studë është vetëm një hap tjetër drejt shërbimit shëndetësor që kërkohet.

MIRËMËNGJES. Përveç kushteve të motit, gjithçka tjetër mund ta ndryshojmë kur vëmendjen e kemi për njerëzit dhe më së shumti për ata që kanë plot halle dhe përballen me mungesa shërbimesh bazë në zona të thella malore. Qendra Shëndetësore në Fushë Studën, Bashkia Librazhd i shërben një komuniteti prej rreth 800 banorësh por edhe kalimtarëve në rrugën kombëtare Peshkopi-Librazhd, në një nga zonat më të thella të Librazhdit, ku herë herë moti i keq me reshje të dendura dëbore shkakton bllokim të rrugës.

Kjo Qendër Shëndetësore ka qenë tërësisht e shkatërruar, personeli shëndetësor mungonte dhe as që bëhej fjalë për barnat bazë të urgjencës mjekësore.Tashmë Qendra Shëndetësore në Fushë Studën plotëson të gjitha standardet bazë, furnizimi me barna është i plotë, sidomos ato të urgjencës, ndërsa një personel shëndetësor prej 6 personash është aty në shërbim të këtij komuniteti.

Por unë e di shumë mirë se kemi ende shumë qendra shëndetësore në shumë fshatra që kanë nevojë për ndërhyrje. Shembulli i sotëm është vetëm një hap tjetër në rrugën tonë drejt shërbimit shëndetësor që duam.

Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës

SPAK firmos 9 masa sigurie, mes tyre 2 ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës