Investimi në rrugën ‘Danish Jukniu’, Veliaj: Mbajtëm premtimin, nga një ferrishte e kthyem në një lagje model

Tre vjet më parë, Rr. “Danish Jukniu” në Njësinë 2 ishte një ferrishte dhe pa infrastrukturë urbane. Kryebashkiaku Erion Veliaj, asokohe në fushatë, u premtoi banorëve se kjo rrugë do të shndërrohej në një nga rrugët model të Tiranës.

Ai u rikthye aty për të përuruar rrugën e re dhe për të mbajtur fjalën e dhënë tre vjet më parë. Kjo është hera e parë që investohet në Rr. “Danish Jukniu”, e cila tashmë është e pajisur me trotuare, ndriçim LED dhe infrastrukturë nëntokësore. Veliaj ndau me banorët kënaqësinë për cilësinë e punimeve të kryera.

Mbaj mend kur kemi qenë këtu me banorët dhe ka qenë një ferrishte e jashtëzakonshme; një e tatëpjetë e mbushur me dhè, me inerte, ku njerëzit e ardhur nga çdo cep i Shqipërisë kanë munduar të krijojnë jetën e tyre, ama pa infrastrukturë. Ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e banorëve dhe më vjen mirë që e mbajtëm këtë premtim. Një rrugë, e cila është për t’u pasur zili edhe nga zonat në qendër të Tiranës sepse ndriçim LED nuk kemi as në qendër të Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkiaku falenderoi qytetarët për bashkëpunimin e treguar, duke ndihmuar bashkinë që ta zbatojë projektin me të gjitha parametrat.

Jam shumë i lumtur që sot jeta e këtyre banorëve është bërë pak më e mirë, më e lehtë, më e këndshme. Banorët kanë qenë shembullorë, i falenderoj me gjithë zemër; secili ka pranuar të tërheqë pak murin, për të liruar pak trotuar, që krijon një brez të sigurt për fëmijët, për këmbësorët, për familjarët. Do të doja ta mirëmbanim këtë investim. Mirëmbajtja e investimeve na mundëson të investojmë te blloku tjetër.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Ai tha se viti i katërt i mandatit në krye të Bashkisë së Tiranës do t’i kushtohet kryesisht periferive të Tiranës, në mënyrë që zonat tërësisht informale të urbanizohen dhe banorët të ndjejnë se janë qytetarë të Tiranës.

Në këtë mandat kemi ndjekur një filozofi: viti i parë ka qenë viti i emergjencave; viti i dytë ishte viti i qendrës, me rregullimin e pikave kryesore si bulevardi apo sheshi; viti i tretë ishte viti i fshatrave, duke bëmë një lidhje të të gjitha fshatrave e komunave që u bashkuan me Tiranën. Vitin i katërt është viti i periferive, do të thotë se do të investojmë në zona si Sauku, Selita, Fresku, Kashari dhe Unaza e Re.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Kryebashkiaku tha se aktualisht në Tiranë janë hapur rreth 100 kantiere pune, duke përfshirë rrugë, blloqe banimi, investime në ujësjellës etj.

Jam i lumtur që edhe në këtë vit të fundit kemi një paketë prej 100 investimesh. Një pjesë e madhe e tyre janë duke u mbyllur përpara se të vijë shtatori, por me Tiranën që është sot, 1200 km2, ka gjithmonë edhe më shumë punë për të bërë, ndaj besoj se më e mira është përpara.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Gjithashtu, Veliaj informoi se krahas investimeve në infrastrukturën urbane, bashkia po vijon punën edhe sa i përket infrastrukturës arsimore. Ai tha se këtë vit do të hapet edhe shkolla e re “Kosova”, e cila do të krijojë mundësi që shkollat përreth të ulin numrin e nxënësve nëpër klasa.

Shumë shpejt hapet shkolla e re “Kosova”, e cila ndodhet më afër se “Mihal Grameno”, “Fan Noli” apo shkolla të tjera 9-vjeçare, si “Osman Myderizi”, ku fëmijët e kësaj zone janë të detyruar të shkojnë në shkollë.

Kryebashkiaku Erion Veliaj

Rr. “Danish Jukniu” ndodhet në Njësinë 2, në zonën e Saukut. Ajo kufizohet nga lindja me rrugën kryesore të Saukut dhe në perëndim nga Unaza e Madhe. Rruga është me rëndësi për lëvizjen e banorëve të kësaj zone dhe shërben edhe si aks kryesor lidhës me rrugën e “Elbasanit”. Kjo është një zonë informale, e cila nuk ka pasur ndonjëherë ndërhyrje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri

Himara 2 ‘kryetarë’ në burg, vendi vakant pas dorëheqjes së Jorgo Goros! Këshilli Bashkiak komandon sot kryebashkiakun e ri