POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Inxhinieri italian parashikoi tragjedinë e Genovas, kërkoi rindërtimin e urës në 2016

Një profesor i inxhinierisë, Antonio Brencich, kishte paralajmëruar gjatë vitit 2016 se e ashtuquajtura ura e "Morandit" pranë Gjenovas, e cila u shemb sot, duhej të rindërtohej tërësisht pasi struktura e saj ishte përkeqësuar shumë shpejt. Ura e cila ishte pjesë e autostradës A10, e ndërtuar gjatë viteve 1960, iu ishte nënshtruar riparimeve të gjëra në vitet 1980, 1990 dhe më së fundi në vitin 2016, shkruan Euronews. 

Një profesor i inxhinierisë paralajmëroi në vitin 2016 se e ashtuquajtura ura Morandi pranë Genoa, e cila u shemb sot, duhej të rindërtohej tërësisht pasi struktura e saj ishte përkeqësuar shumë shpejt.

“Shpenzimet e vazhdueshme për mirëmbajtjen e saj sugjerojnë se në pak vite këto kosto do të tejkalojnë kostot për rindërtimin e komplet urës”, pati deklaruar dy vjet më parë për revistën e inxhinierisë “ingengneri.info”, profesori i inxhinierisë në Universitetin e Gjenovës, Antonio Brencich.

Si pasojë e shembjes së urës Morandi në qytetin Gjenova të Italisë, kanë humbur jetën të paktë 35 persona.  

l.q./b.ha.
Komento