Irani nuk ndalet, kërcënon me rritjen e aktivitetit bërthamor

Irani nuk ndalet, kërcënon me rritjen e aktivitetit bërthamor

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani

Irani do të rinisë programin e tij bërthamor dhe do të pasurojë uranium në nivel më të lartë se më parë, nëse Rusia, Kina dhe fuqitë evropiane e ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara dhe ndalojnë të respektojnë marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, paralajmëroi Agjencia Bërthamore e Iranit.

Nuk do të rikthehemi në nivelet e mëparshme (të pasurumit të uraniumit) nëse homologët tanë largohen nga marrëveshja, por do të arrijmë nivele edhe më të avancuara. Kemi një status shumë më të avancuar sesa në kohën kur kemi nënshkruar marrëveshjen. Vendi po ecën përpara me aktivitetet bërthamore me një ritëm të favorshëm.

zëdhënësi Behrouz Kamalvandi

Udhëheqësit iranianë kanë thënë vazhdimisht se do të rinisin pasurimin e uraniumit nëse marrëveshja bërthamore, e cila u vë kufizime aktiviteteve atomike të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve, dështon. Uraniumi i pasuruar në nivel të lartë mund të përdoret për armë bërthamore.

Pas tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja, në muajin maj, nënshkruesit e tjerë të saj: Britania, Franca, Gjermania, Kina, Rusia dhe Bashkimi Evropian janë zotuar se do të vazhdojnë ta respektojnë atë dhe se do të përpiqen të gjejnë mënyra për t’iu përgjigjur kërkesave të Iranit për përfitimet ekonomike.

Por, Teherani është shprehur skeptik se këto vende do të mund t’iu kundërvihen efekteve negative që kanë shkaktuar sanksionet e ripërtërira të SHBA-së. Monedha e Iranit rial ka rënë në nivele rekord.  Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe presidenti iranian, Hassan Rohani.

Javën e kaluar, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka thënë se Republika Islamike duhet të jetë gati që “të lërë mënjanë” marrëveshjen bërthamore, nëse ajo nuk është më në interesin kombëtar. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se ka vendosur të tërhiqet nga marrëveshja pjesërisht për shkak se ajo nuk ka bërë mjaftueshëm për ta parandaluar Iranin nga arritja e kapacitetit për të prodhuar armë bërthamore.

Pavarësisht përshkallëzimit të tensioneve midis Uashingtonit dhe Teheranit, Trump tha të mërkurën se ai është ende i hapur për të negociuar me Iranin një marrëveshje të re bërthamore. Këtë ofertë, ai e ka bërë disa herë gjatë muajve të fundit, por ajo është hedhur poshtë nga Teherani, raporton rel.

Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se ai do të ishte i gatshëm të takohej me homologun iranian, Hassan Rohani, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që do të mblidhet këtë muaj në Nju Jork.

Është e mundur. Çdo gjë është e mundur. Do të shohim se çfarë ndodh me Iranin, nëse duan të flasin apo jo. Kjo është në dorën e tyre, jo tek unë.

Donald Trump

Më 26 shtator, Trump do të udhëheqë një takim të krerëve të shteteve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me qëllim rritjen e presionit ndaj Teheranit, në lidhje me shkeljet e supozuara të rezolutave të Këshillit të OKB-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje

'Kumbulla iku nga Roma se donte Europianin', agjenti i Marashit: Uli pagën, fiton formën me dy ndeshje