POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Irkenc Hyka rikthen Kaltrina Selimin, me një histori dashurie që merr fund (Video)

Dy këngëtarët, Kaltrina Selimi dhe Irkenc Hyka

Kishte më shumë se 8 muaj që këngëtarja kosovare nuk kishte sjellë asnjë projekt të ri. Këtë radhë Kaltrina Selimi ka ardhur me një bashkëpunim me Irkenc Hykën. Dyshja sollën një baladë me titullin "Kthema" që pritet të fitojë gjithë zemrat e publikut, pasi bëhet fjalë për një histori dashurie që merr fund.

Këngëtarët ‘i kërkojnë’ partnerit që i ka lënë për një tjetër, që t’i kthejë sërish zemrën që i ka marrë. Kaltrina është një nga zërat më të dashur publikun shqiptar, por sado këngë të reja të sjellë, ajo do të mbahet mend gjithmonë me hitin “Ditëlindja”.

 

fl.mi.
Komento