Irlandë, humb 17-vjeçarja shqiptare, familjarët apel për ndihmë/EMRI

Olta Dodaj, 17 vjeçarja shqiptare e humbur në Irlandë

Një 17-vjeçare shqiptare është kërkim nga policia e Kildare, Irlandë, që prej ditës së mërkurë. Familjarët e emigrantes shqiptare, Olta Dodaj kanë njoftuar policinë pasi vajza e tyre nuk ishte kthyer në shtëpi. Duke ju referuar medieve vendase 17-vjeçarja është parë për herë të fundit rreth orës 14:45 të 11 prillit në Newbrigde.

Policia irlandeze ka bërë apel për ndihmë edhe në komunitetin shqiptar që ndodhet në atë zonë. Olta Dodaj është rreth 165 cm e gjatë, me flokë dhe sy ngjyrë kafë. Në momentin kur ajo ka humbur kontaktet ka qënë e veshur me xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri

e.gj.
Komento