Ironia e Bashës: PS-LSI zihen
për timonin, largojmë "baftjarët"

Ironia e Bashës: PS-LSI zihen<br />për timonin, largojmë
Edhe nga Kavaja, kryetari demokrat, Lulzim Basha, ka pasur probleme me zërin.

Pas ngjirjes një javë më parë në çeljen e fushatës së PD në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", një njëjtin fat Basha ka pasur edhe në Kavajë, ku në fund të fjalimit ka pasur probleme të theksuara me zërin. 

Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë dhe kandidatin e opozitës për kryetar bashkie të Kavajës, Isa Sakja, Basha hodhi sërish akuza në drejtim të dy forcave politike në koalicionin qeverisës, PS dhe LSI.

Basha tha se "dy partitë e maxhorancës janë përfshirë nga sherri se kush do marrë tepsinë dhe drejtojë timonin".

Kreu i PD tha gjithashtu se 25 qershori do shënojë fundin e Republikës së Vjetër si dhe largimin e "baftjarëve" të politikës, duke shigjetur me këtë të fundit LSI-në dhe ish-kryetarin e saj, Meta. 

"Përballë kemi koalicionin që zihen për tepsinë, për timonin. Sot po ju them se ora e pazareve ikën bashkë me Republikën e Vjetër në 25 qershor.

Baftajarët e çdo ngjyre e dinë se këto janë orët e fundit të Republikës së Vjetër. Mos çoni asnjë votë kot. 

Në 25 Qershor merrni fatin tuaj dhe të familjeve tuaja në dorë. Unë do ju përgjigjem me punë, me përkushtim.

Do vij sërish në këtë shesh të mbaj llogari e t'ju shoh në sy",
u shpreh Basha, i cili as nga Kavaja nuk shmangu dot ngjirjen e zërit.

Basha në Rrogozhinë: Ulim taksat, rrisim pagat e pensionet
Pasditen e kësaj të shtune, Basha u ndal në një takim me mbështetësit demokratë në qytetin e Rrogozhiniës. 

Kreu i PD premtoi rritjen e investimeve në bujqësi, uljen e taksave si dhe rritjen e pagave e pensioneve.

"Të rinjve të Rrogozhinës u them të mos e braktosin endrren e tyre per arsim te larte sepse 10 mije prej jush do keni mundesi te jeni ne praktika te paguara pune.

Kjo nuk eshte lemoshe por eshte ndihme ekonomike. Mbeshtetje totale per te gjithe investitoret qe hapin vende pune.

Taksidarët do prangosen e do çohen prapa hekurave. Republika e re do të thotë një e nesërme e sigurtë për fëmijët.

Drekë falas për fëmijët dhe angazhime edukative deri në orën 16:00 në shkolla.

Këto lekë që do mundësojnë këtë sot i përpin oligarkia. Fëmijët e shqiptarëve nuk do enden më rrugëve sepse ata do jenë gjenerata e parë e qytetarëve europianë. 

Do kenë të njëjtat mundësi si në vendin ku unë kam studiuar. Pension minimal 25 mijë lekë të reja. Republika e Re është ndryshim sistemi. Pushteti në duart tuaja.

82% e ekipit tim nuk ka qenë kurrë deputet më përpara",
u shpreh Basha. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale