Ish deputetja e PD-së Majlinda Bregu: Basha ka turpëruar PD-në, pagoi për kuotat gjinore vetëm që të mos kishte gra

Ish deputetja e PD-së Majlinda Bregu: Basha ka turpëruar PD-në, pagoi për kuotat gjinore vetëm që të mos kishte gra

Ish deputetja e PD Majlinda Bregu

Ish deputetja e PD-së Majlinda Bregu ishte e ftuar në ‘Kapital’ në Vizion Plus,ku ka folur për detyrën e re të sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal të cilën do ta ushtrojë  duke filluar nga 1 janari 2019. Midis të tjerash Bregu ka folur për kryetarin e PD, Lulzim Basha, ndaj të cilit nuk ka kursyer talljen dhe shpërfilljen, duke u shprehur:

Basha ka turperuar PD, ka paguar per kuotat gjinore ne PD, vetem te mos kete gra. Keshtu bliheshin grate dikur.

Majlinda Bregu

E pyetur nëse Basha e uroi për postin e ri, Bregu u shpreh:  

Nuk më ka shqetësuar, nuk e pres, nuk e kërkoj, nuk më bëhet vonë. Urimin e pres nga miqtë. Ka kaq shumë hipokrizi  rrotull sa nuk më shqetëson fare kjo gjë.

Majlinda Bregu

Ndërsa përsa i përket çështjes së hapjes së negociatave, Bregu tha se Anëtarësimi i Shqipërisë në vitin 2025  duket shumë i bukur për të qenë i vërtetë, por, sipas saj, kjo nuk do të thotë që është e pamundur. Por nëse hapen negociatat, janë të gjitha shanset që Shqipëria të kapë ritmin në të cilin është Serbia sot.

Ndërkohë Shqipëria është më përpara se Serbia në drejtim të reformës në drejtësi. Pra nuk eshte objektiv i pakapshëm arritja e vendeve që i kane nisur tashmë negociatat. E pyetur nëse do i mungojë politika e ditës në Tiranë, Bregu u shpreh se ndoshta  nervi po, por jo politika në vetvete.

 Unë do të vazhdoj të merrem me politikë dhe aty ku do shkoj, por në këtë nivel që ka zbritur politika këtu te ne, nuk do më mungojë.

Majlinda Bregu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 18/06/2018 13:48

    Basha nje kaqol qe se ka shoqin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar

Kosovë, nesër votohet për shkarkimin e kryekomunarëve në veri, policia gati për çdo skenar