Ish të përndjekurit/ 650 dosjet me probleme, emrat kush duhet të dorëzojë dokumentat

Ish të përndjekurit/ 650 dosjet me probleme, emrat kush duhet të dorëzojë dokumentat

Ish të përndjekurit politik

Janë më shumë se 650 ish të përndjekur politik të cilët kanë probleme me dosjet dhe duhet të plotësojnë dokumentacionin. Ministria e Financave ka publikuar emrat e trashëgimtarëve, që janë gati të përfitojnë këstin e parë ose të dytë, por kanë mangësi në dosje.

Disa nga dokumentat që mungojnë në dosje është numri aktiv i llogarisë bankare, prandaj Ministria e Financave u bën apel përfituesve që ti kontrollojnë dosjet dhe njëherë. 3 muaj afat kanë trashëgimtarët për të dorëzuar dokumentat e munguara, në të kundërt nuk mund të marrin këstin e parë ose të dytë. Gazeta sjell sot listën e plotë me 247 përfitues të këstit të parë dhe 397 përfitues të këstit të dytë që duhet të plotësojnë dokumentacionin.

Procedura për trashëgimtarët

Trashëgimtarët duhet të dorëzojnë dokumentet e kërkuara sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë trashëgimtarët e ish të dënuarit duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme.

Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një gërmë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile.

Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile.Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëj një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative.

( Kliko këtu ) për listën e plotë me 247 pëfituesit - Kësti i parë

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS