“Isha 5 herë fituese”, Fifi ka dy fjalë për Florin që triumfoi në “Këngën Magjike”

“Isha 5 herë fituese”, Fifi ka dy fjalë për Florin që triumfoi në “Këngën Magjike”

Këngëtarët Filloreta raçi, Mc kresha dhe Flori Mumajesi

Këto javë kanë qenë mjaft ‘të nxehta’ për këngëtarët shqiptarë që ishin të gjithë në garë për të fituar çmimin e parë të festivalit “Kënga Magjike”. Kupën e rrëmbeu Flori dhe vetëm një ditë më pas Filloreta Raçi e njohur si Fifi, e cila mori vendin e tretë në këtë festival ka bërë një status në Instastory në lidhje me këtë gjë.

Ajo shkruan se vendi i parë ishte i merituar për Florin, jo vetëm për këngën që zgjodhi të konkurronte por edhe për artistin që është dhe muzikën që ka sjellë ndër vite.

“Nanusha...të paktën ju që më ndiqni mua, por edhe ju të tjerët që do e shihni rastësisht. Arti në përgjithësi është çështje shijesh dhe në ansjë moment nuk dua që të shpërndani as energji dhe as komente negative. Me dinjitet dhe plot meritë, Flori e meritonte atë çmim, për super këngën që solli jo vetëm këtë vit në festival por për artistin që është dhe për muzikën që ka sjellë ndër vite.

Ndërkohë unë dje isha fituese 5 herë. Për çdo tekst e këngë që ishte në finale, shkruajtur apo kompozuar nga unë. Dhe unë jam shumë e lumtur që ju morët këngën time që kisha me Mc Kreshën dhe e shndërruat në hit. Kaq më mjafton, e them me ose pa modesti, sido që ta quani ju...ju jam falenderuese,”- shkruan Fifi.

Status i bërë nga Fifi në Instastory 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 10/12/2018 14:34

    Eshte e tmerrshme se si u katandis muzika ne kete fare feje.Por me e forta jane komentet e tallavisteve te tjere,qe thone per kengen fituese ishte e mrekullueshme.Katastrofe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS