“Isha në mes të hidhërimit se ndryshe...”, pas ironisë në Facebook, Majlinda Bregu ‘kërcënon’ me padi Genc Sejkon

“Isha në mes të hidhërimit se ndryshe...”, pas ironisë në Facebook, Majlinda Bregu ‘kërcënon’ me padi Genc Sejkon

Ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu dhe Genc Sejko, krijuesi i MEME-ve në rrjetet sociale

Ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu, ka paralajmëruar me padi për cenim të nderit, personazhin që krijon MEME-t në rrjetet sociale, Genc Sejkon. Përplasja mes tyre vjen pas një fotomontazhi të krijuar nga Sejko ditën e sotme në Facebook, ku ironizoheshin shoqatat e grave dhe OJF-të të cilat ende nuk kishin reaguar për rastin e dhunimit të Xhisiela Malokut.

Fotomontazhi i Genc Sejkos ditën e sotme në Facebook

Në formë ilustrimi, Sejko kishte zgjedhur të vendoste një ‘grusht’ mbi fytyrën e këtyre aktivisteve, por duket se forma e zgjedhur nuk i ka pëlqyer ish-deputetes demokrate e cila ka vendosur të replikojë me të. Po në të njëjtin postim, Bregu thotë se do e padiste Sejkon nëse nuk do të ishte në varrimin e një mikeshe të saj. Padia konsiston në nenin 617 të kodit civil, ku siç shkruan Bregu thuhet se:

"Pergjegjesia per publikimet online te komenteve qe cenojne nderin, personalitetin ose reputacionin e personit" ndryshimet e te cilit i kam propozuar vete. 

Përgjigjia e Bregut në Facebook

Replikat kanë vijuar, dhe nuk ka munguar përgjigjia sërish e Sejkos i cili thotë se jeton në Mbretërinë e Bashkuar, në vendin ku liria e fjalës është e shenjtë. Ai sqaron se fotomontazhi ka patur si pyetje, arsyen e heshtjes së grave që drejtojnë shoqatat kryesore të mbrojtjes së grave të dhunuara në vend.

Kundër replika e Genc Sejkos

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Freri.: 29/09/2018 20:25

    Avash , avash MUTLINDA SE I KE HIPUR GOMARIT SE PRAPTHI .TRADHETIA QE KE BERE DENOHET ME EGER SE CDO GJEST TJETER . ..

    Përgjigju
  • Shoqata: 29/09/2018 19:48

    Mjalinda flet per nder por uk flet per milionat e perfituara nga projektet, ku kane perfunduar ato? Tani nuk ka kohe te reagoje sepse qeveria e rradhes i ka dhuruar detyren e rradhes. Qe aty mund te perfitoje me shume dhe me mire projekte te tjera me destinacionin e paditur te fondeve. Te gjitha keto femra qe ka ironizuar ky Seiko dhe plote te tejra qe duan te vjedhin projekte por te ndalojne te tjeret per te folur me ligje alla Bregu duhet te hetohen nga prokuroria per shperdorim detyre. Keto jane dhunueset reale te grave sepse me parate qe kane vjedhur dhe ku nje pjese e tyre shkojne per reklamimin e veshjeve, make up -it neper ekrane Tv duhet te shkonin ne drejtimine duhur. Paska bere ligj per nderin kjo e pandershmja. Ytttttt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS