Ish-deputetja demokrate “i nxjerr bojën” Berishës: Kravatat e Ramës s’janë për shitje (Video)

Ish-deputetja demokrate “i nxjerr bojën” Berishës: Kravatat e Ramës s’janë për shitje (Video)

Kravatat e dizenjuara nga Rama

Veshja e Kryeministrit Edi Rama kthehet herë pas here në qendër të vëmendjes së publikut dhe politikës. Nga atletet dhe çitjanet, tashmë në shenjëstër janë vënë disa kravata që mbajnë firmën e Ramës.

Pak ditë pasi disa foto u shpërndanë në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha, publikoi në Facebook, mesazhin e një qytetari dixhital i cili thoshte se çmimi i kravatave të Ramës ishte 1000 euro dhe se ato iu shiteshin me detyrim deputetëve socialistë dhe drejtorëve të zgjedhur.

Por si qëndron e vërteta?

Është ish-deputetja e Berishës, Lajla Përnaska që hedh dritë mbi këtë histori dhe hedh poshtë versionin e treguar nga Berisha.

Këto kravata janë prodhuar në biznesin e saj, dhe në një prononcim për InTv, Përnaska thotë se këto kravata nuk janë në shitje, por për ekspozim, dhe se janë prodhuar për shkak të tërheqjes së modelistëve nga kombinimi i ngjyrave të Ramës.

Modelistët tanë kanë pasur një atraksion nga kombinimi i ngjyrave të zotit Rama dhe fakti që mbasi janë aplikuar dhe integruar në modelin 3D, kanë dalë produkte vërtet shumë interesante. Kjo tregon se kombinimi i ngjyrash është i duhuri për të nxjerrë një produkt 3D. Ka dalë një gjë shumë interesante dhe e veçantë , por që dua të theksoj se nuk janë në shitje, por vetëm të ekspozuara. Nuk bëhet fjalë për ndonjë marrëveshje shitjeje deri në këto moment që flasim.

Lajla Përnaska, ish-deputete e Partisë Demokratike

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • geg hyseni: 12/09/2018 09:22

    Jo vetem kaq...gjate gjith fushates se zgjedhjeve ne zonen elektorale, ku kjo zonjez doli edhe dephutete, angazhoi njerez per blerje votash, masakroi ish te punesuarit ne administrate, duke perpiluar lista te atyre qe nuk votonin per PD dhe mbi ket baze Bujar Perishani, leshonte urdhera ekzekutiv per largime nga puna te punonjesve dhe specialisteve te administrates shteterore...Te na rroje sa malet Vettingu i Politikanve!!!!

    Përgjigju
  • Student: 12/09/2018 00:55

    Po Foli Lajla. Me kujtohet ne gjimanz we vinte ne ndo klase te nw mbushte mendjen te votonim Lulin per kryetar bashkie se eshte 'cun tirone' keshtu na ka pas thene kjo zonja kur bente propagande per PD.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’

Nis Festivali Teatror i Shkollave të Mesme të Tiranës! Tek ‘Agimi’ dokumentari ‘Dekadenti nr.2419’! Në Durrës ‘Trashëgimia përmes shqisave’