Ishin kthyer në tmerrin e Vlorës/ Goditet banda që grabiste banesat dhe dyqanet

Ishin kthyer në tmerrin e Vlorës/ Goditet banda që grabiste banesat dhe dyqanet

Foto ilustruese

Policia ka finalizuar me sukses operacionin “Mesnata”, duke zbardhur dhe dokumetuar një sërë vjedhjesh të kryera në qytetin e Vlorës.

Si pasojë e operacionit e orëve të vona të natës së djeshme janë arrestuar gjashtë persona, të cilët ishin kthyer në tmerrin e qytetit, për shkak të grabitjeve të shumta, të banesave dhe dyqaneve e lokaleve të ndryshme në qytet.

Struktuarat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të vjedhjeve të ndryshme të kryera në qytetin e Vlorës, kanë bërë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Mesnata”, në të cilin janë arrestuar shtetasit : Eduart Murati, 45 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, Beqir Murati, 22 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, Olsian.A., 18 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, Arklejd.M., 18 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, Markel Stara, 21 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, I.T., 16 vjeç, banues në Vlorë.

Si dhe u proceduan në gjendje të lirë, për shkak të moshës së mitur, shtetasit me iniciale M.L., dhe A.V., të dy banues në Vlorë.

Policia e Vlorës pas një pune intensive, ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të një sërë vjedhjesh të kryera prej shtetasve të mësipërm, të cilët vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dhe konkretisht :

Më datë 19.04.2018, në lagjen “Isa Boletini”, kanë vjedhur me thyerje, lokalin Bar-Kafe në pronësi të shtetases A.L., ku kanë marrë sende të ndryshme, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Më datë 16.04.2018, kanë vjedhur me thyerje, minimarketin e shtetasit R.Rr.

Më datë 15.04.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit V.Q.

Më datë 09.04.2018, kanë vjedhur me thyerje objektin gomisteri, pronë e shtetasit N.Zh.

Më datë 02.04.2018, kanë tentuar të vjedhin dyqanin e shtetasit D.M..

Më datë 02.04.2018, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit K.H..

Më datë 21.03.2018, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit R.H..

Më datë 09.03.2018, kanë vjedhur me shqyerje brave, lokalin në administrim të shtetases E.T..

Më datë 27.02.2018, kanë vjedhur me thyerje, dyqanin e shtetases E.B..

Më datë 16.02.2018, kanë vjedhur banesën e shtetasit L.P..

Më datë 01.02.2018 kanë vjedhur në banesën e shtetases A.Z..

Më datë 06.01.2018, kanë vjedhur një pompë uji.

Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 134 e 25 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Man. United fiton 4-2 me përmbysje ndaj Sheffield dhe merr 'vizën' evropiane

VIDEO/ Man. United fiton 4-2 me përmbysje ndaj Sheffield dhe merr 'vizën' evropiane