Ishin nisur për ekskursion, 5 persona bllokohen në Malin e Tomorit, i shpëton helikopteri i FA

Ishin nisur për ekskursion, 5 persona bllokohen në Malin e Tomorit, i shpëton helikopteri i FA

Mali i Tomorit, Berat

Pesë persona të cilët ishin nisur për ekskursion, kanë mbetur të bllokuar për disa orë në lartësitë e Malit të Tomorit, në Berat. Ata kanë qenë duke udhëtuar me një automjet të cilit i është çarë goma gjatë udhëtimit dhe kjo ka bërë që për disa orë të mbesin të bllokuar, ndërsa rrezikonin të kalonin natën në qiell të hapur. 

Ministria e Mbrojtjes reagoi për ngjarjen duke deklaruar se pas një telefonate për ndihmë, një helikopter i Forcave të Armatosura u nis menjëherë për t'u ardhur në ndihmë. Ka qenë pikërisht helikopteri i FA i cili ka evakuuar nga Mali i Tomorit të gjithë ekskursionistët, ku siç mësohet asnjë prej tyre nuk ka pasur probleme shëndetësore.

Ata janë sjellë me helikopterin e Ushtrisë në Tiranë. Pesë personat e bllokuar janë ekskursionistë shqiptarë, të gjithë nga kryeqyteti, të cilët ishin nisur drejt Tomorit për të kaluar fundjavën. 

Mali i Tomorit, me lartësi 2416 m, është destinacion i vizitorëve gjatë pranverës dhe verës për shkak të bukurive natyrore që ofron, por edhe një sfidë për alpinistët dhe eksploratorët e natyrës të cilët preferojnë ngjitjet përmes majave të thepisura shkëmbore. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin