'Ishin të trembur dhe pa bukë', Sali Lushaj sqaron foton me Babalen dhe Alizotin: Dhe socialistë të ishin do i ndihmoja

'Ishin të trembur dhe pa bukë', Sali Lushaj sqaron foton me Babalen dhe Alizotin: Dhe socialistë të ishin do i ndihmoja

Në foto Sali Lushaj me Fredi Alizotin dhe Albert Veliun (Babalen)

Ish-truproja i Sali Berishës dhe një prej progatonistëve të PD-së sot, Sali Lushaj, ka sqaruar foton me Albert Veliun dhe Fredi Alizotin, të cilat i publikoi dje gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, në emisionin "Repolitix". Në foto, babai i reperit Stresi dukej në një lokal në shoqërinë e kunatit të "Babales" dhe në një foto tjetër me vetë Albert Veliun dhe dy persona të tjerë. 

Lushaj shkruan në Facebook se dy progatonistët që inskenuan audiopërgjimin e Agron Xhafajt 'ishin të trembur dhe pa bukë'. Ai thotë gjithashtu se do t'i ndihmonte ata "edhe nëse do të ishin socialistë".  

Te nderuar Miq ! U ba shkas kjo foto qe ta pranoi se ne kte vend kam dalur me Alizotin e Babalen .Por me zgjoi nga malli kur pash vehten time ne kte vend .Kishte shkruar gazeta e sotme. Me zgjoi nga malli duke me kujtuar flete rrufete e asaj kohe te viteve 80 ku mbi 400 te tilla te gjithe organizatave te rinise e te frontit te gjithe rrethit mu drejtonin mua. Pse nuke pushuat me dhe sot apo amaneti i Baballareve tuaj ? Po kane ndejtur ketu afer shtepise time se e njifja prej vitesh qysh kur Baballaret e ketyre qe sot i sherbajne kta gazetare me internuan .Ishin te trembur e pa buke .Une ju afrova kte ketu afer shtepise time. shtepise time . Kte mund ta bej kushdo qe eshte shqipetar. Le te ishte i majte une une do ti gjindesha afer po te me kerkonte ndihem.Se cka fole e deshmuar Si Alizoti si Babalja le te mbajne pergjegjesite e tyre sejcili. Respekte.

Sali Lushaj, ish-truprojë i Berishës

Emri i Sali Lushajt përmendet edhe në përgjimet e Prokurorisë, nga komunikimet telefonike të Fredi Alizotit dhe Albert Veliut. Një person i thotë Fredi Alizotit që të shkojë dhe të kalojë natën te Saliu (Lushaj) nëse nuk ka ku të flejë. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 12/10/2018 19:08

    Foli dhe kllufi krimineli Sali Lushaj.

    Përgjigju
  • orli: 11/10/2018 20:04

    O zot! "i persekutuari"nga fleterrufete sepse nuk ka lene gje pa vjedhur, pula, lope, xhepist etj.dhe vjedhjen e fundit ne kohen e baballareve ka vjedhur nje sakati leket e lopes qe kishte shitur! Sa i perket internimit, atje e kane cuar si spiun prandaj duhen hapur dosjet.Takimi me bababalet eshte normal, llumi shkon te llumi dhe te gjithe bashke te keneta llum me emrin pd.

    Përgjigju
  • Miri: 11/10/2018 19:48

    Shkurt bukur dhe sakte. Gjuhe letrare! Bravo Sali, u bere dhe ti, po kur te kesh kohe mesoi dhe ati kellufit tend stresit abetaren!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake

2 ‘kryetarë’ në burg, Këshilli Bashkiak i Himarës komandon Blerina Balajn si kryebashkiake