Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder lidh kurorë për herë të 5-të (Foto)

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder lidh kurorë për herë të 5-të (Foto)

Gerhard Schröder dhe Kim So-Yeon

Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder do të martohet për herë të pestë në moshën 74 vjeçare.

Gjatë ceremonis të ftuar janë dhe presidenti rus Vladimir Putin si dhe ministri i jashtëm turk Cavusoglu.

Ceremonia e martesës do të jetë me 150 të ftuar në hotelin prestigjioz Adlon në Berlin, pranë portës së Brandeburg: në këtë mënyrë do të festojë mbrëmjen e së shtunës martesën e tij të pestë ish-kancelari gjerman socialdemokrat Gerhard Schröder.

Gerhard Schröder, 74 vjeç do të lidhet në martesë me koreanojugoren Kim So-Yeon, 49 vjeçe.

Gjithashtu në listën e të ftuarve janë emra si Presidenti i Republikës federale dhe kolegu i Partisë Frank-Walter Steinmeier, ish ministri i jashtëm Sigmar Gabriel, dhe këngëtari i grupit legjendar Skorpion, Klaus Meine.

Por të ftuar janë gjithashtu dhe ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu dhe presidenti rus Vladimir Putin, një mik i vjetër i tij, por që nuk do të jetë i pranishëm sipas mediave gjermane.

Schröder dhe partnerja e tij janë celebruar katër muaj më parë në Korenë e Jugut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Merret në pyetje drejtori i Policisë në Lezhë: Dyshohet se telefonoi shefin e Qarkullimit të favorizonte djalin e Tom Doshit pas aksidentit

Merret në pyetje drejtori i Policisë në Lezhë: Dyshohet se telefonoi shefin e Qarkullimit të favorizonte djalin e Tom Doshit pas aksidentit