Ish-kryeministri i Suedisë: NATO të shtojë trupat në Kosovë dhe Bosnje, pritet situatë e paqëndrueshme

Ish-kryeministri i Suedisë: NATO të shtojë trupat në Kosovë dhe Bosnje, pritet situatë e paqëndrueshme

Ushtarë të NATO-s

Ish-kryeministri i Suedisë, njëherësh njohës i mirë i çështjeve politike në Kosovë dhe rajon, Carl Bildt, ka rekomanduar shtim të ushtarëve të NATO-s në Kosovë dhe në Bosnje. Këtë kërkesë, Bildt e ka bazuar në deklarimet e fundit nga presidentët e Kosovës dhe të Serbisë, Thaçi e Vuçiq, për korrigjim kufijsh e shkëmbim territoresh mes dy vendeve, deklarim i cili ka hasur në mbështetje nga pothuajse e tërë BE-ja, përveç Gjermanisë, dhe nga SHBA-ja. 

Rekomandimi im për NATO-n dhe BE-në është që të nisin shtimin e ushtarëve në Kosovë dhe Bosnje, pas parasysh paqëndrueshmërinë që ky diskutim mund të shkaktojë. 

Ish-kryeministri i Suedisë, Carl Bildt

Postimi i Carl Bildt në rrjetet sociale

Ai ka shpërndarë një artikull të botuar ditë më parë në “Qendrën për Reformë Evropiane” (cer.eu), artikull i cili pyet nëse ndryshimi i kufijve në Ballkan do të sjellë paqe apo do të hap kutinë e Pandorës.

Ditë më parë, “Wall Street Journal” publikoi një artikull në të cilin fliste për një memorandum të hartuar nga liderë të BE-së dhe nga SHBA-ja që mbështet idenë e korrigjimit të kufijve, por që në të nuk ishte e përfshirë Gjermania, kancelarja e të cilit vend ka dalë haptas kundër kësaj ideje. Edhe në Bosnje e Hercegovinë, situata politike është e paqëndrueshme si pasojë e Republikës Serbe, e cila sfidon vazhdimisht shtetin boshnjak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës