Ish-kryeministri Mustafa flet për herë të parë për gjendjen shëndetësore: Kam nevojë për...

Ish-kryeministri Mustafa flet për herë të parë për gjendjen shëndetësore: Kam nevojë për...

Ish-kryeministri Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur për herë të parë pas kthimit nga Gjermani, ku ishte për mjekime, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore. Mustafa ka zhvilluar një takim me tre nënkryetarët e partisë së tij, LDK, si dhe dy deputetë të kësaj partie.

Në këto takime, siç ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", është biseduar për zhvillimet partiake në terren. Mirëpo, Mustafa ka treguar se edhe për një periudhë do të ketë nevojë t’i përkushtohet rehabilitimit fizioterapik në Kosovë.

Ky është postimi i tij:
Sot, gjatë ditës, pata takim me nënkryetarët e LDK-së,Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Haki Rugova. Biseduam për shumë çështje të zhvillimeve në LDK, për aktivitetet në terren dhe forcimin e rolit prijës të LDK-së në proceset aktuale në Kosovë.

Nënkryetarët e LDK-së kanë luajtur një rol të rëndësishëm gjatë periudhës sa isha në rehabilitim shëndetësor jashtë vendit dhe vazhdojnë me këto aktivitete, ndërkaq po forcohet uniteti brenda LDK-së dhe organeve të LDK-së.

Unë edhe për një periudhe do të kem nevojë t’i përkushtohem rehabilitimit fizioterapik në Kosovë. Kam takuar, po ashtu, edhe sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqiri si dhe kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, prof. Avdullah Hotin, me të cilin kemi biseduar për proceset aktuale në Kuvendin e Kosovës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap