Ish-ministri shqiptar përfshihet në një skandal seksual, vetëdorëzohet në polici, por... (Emri)

Ish-ministri shqiptar përfshihet në një skandal seksual, vetëdorëzohet në polici, por... (Emri)

Naum Baliç

Një skandal seksual ka përfshirë politikën kosovare, pas denoncimit të një vajze 17-vjeçare. Sipas mediave kosovare në skandal dyshohet të jetë përfshirë, ish- ministri dhe ish-deputeti i Kosovës, Numan Baliç.

Baliç për një kohë të shkurtër ka mbajtur postin e zëvendës/ministrit në Qeverinë “Haradinaj”. Burime të Indeksonline tregojnë se 60 vjeçari (1958) është përfshirë në një abuzim seksual me 17 vjeçaren e komunitetit boshnjak, Selma M.

Rasti në fjalë është raportuar nga prindi i viktimës. Menjëherë pas marrjes së informacioneve, organet e sigurisë kanë marrë në pyetje ish-zv/ministrin Baliç i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Stacioni i Policisë së Kosovë në Pejë. Zëdhënësi për Informim në këtë rajon, Driton Rugova ka konfirmuar për “Indeksonline” rastin në fjalë.

“Po, është lajmëruar një rast për abuzim seksual me një të mitur. Rasti është në Prokurorinë e Shtetit. Personi nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar në polici dhe më pas prokurori përkatës e ka liruar me procedurë të rregullt”, ka deklaruar ai, pa i specifikuar arsyet.

Numan Baliç që nga paslufta njihej si numri një i boshnjakëve në Kosovë. Ai ishte deputet në legjislaturën e tretë (2007 -2010). Po ashtu, Baliç ishte edhe ministër i Shëndetësisë në vitin 2003. Kryeministri i atëhershëm, Bajram Rexhepi e kishte shkarkuar për disa arsye. E ky vendim e kishte irrituar tej mase Baliçin.

Vlen të theksohet se  së fundmi Numan Baliç nuk arriti të ushtrojë detyrën e zv/ministrit për më shumë se 30 ditë. Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj kishte shkarkuar të njëjtin me 23 dhjetor.  “Shkarkimi i tij erdhi si rezultat i marrëveshjes politike që ekziston me partinë nga Komuniteti i të cilës vjen Baliç”, ishte konfirmuar nga Zyra e Kryeministrit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Cekja i Beratit tregon momentet më të vështira të jetës. Kam shtypyr një person me makinë

Cekja i Beratit tregon momentet më të vështira të jetës. Kam shtypyr një person me makinë