Ish-përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë mbështet korrigjimin e kufijve: Është ide e mirë

Ish-përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë mbështet korrigjimin e kufijve: Është ide e mirë

Ish-përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner

Ish-përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner ka komentuar debatin e fundit për rishikimin e mundshëm të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se do të ishte ide e mirë nëse pajtohen të dyja palët, por sipas tij, ky opsion ka qenë i përmendur edhe më herët.

Ka qenë opsion edhe më herët dhe mund të jetë edhe tani nëse pajtohen të dy palët. Ne mund të themi nëse është plan i mirë ose i keq, por kjo është një ide që tashmë ekziston. Kjo marrëveshje mund të jetë përfundim i luftës. Unë mendoj se është ide e mirë, edhe për Serbinë nëse ajo dëshiron që të bashkohet në BE. Dhe si pjesë e BE-së për Serbinë do të jetë e pamundur që të nxisë luftë të re

Bernard Kouchner

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u angazhua pak kohë më parë për ndarje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen tokësore të Kosovës në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve.

Kosova e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë ne debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për 'korrigjimin e kufirit" që sipas tij, nënkupton bashkimin e luginës së Preshevës, një rajon me shumicë shqiptare në jug të Serbisë, me Kosovën.

SHBA dhe BE nuk e kanë kundërshtuar idenë, por kanë kërkuar mos cenonte stabilitetin e Ballkanit, ndërsa Gjermania dhe Britania janë pozicionuar kundër. Përsa i përket Shqipërisë, Rama mbështeti qëndrimin e BE, ndërsa Presidenti Meta doli kundër rishikimit të kufijve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen

GJKKO firmos masë të dytë sigurie për Taulant Tushen