Ish-qyteti i dhunshëm Las Palmas, shndërrohet nga ngjyrat e paqes

Ish-qyteti i dhunshëm Las Palmas, shndërrohet nga ngjyrat e paqes

Las Palmas, Meksiko

Lagjja piktoreske Las Palmitas, në qytetin meksikan Pachuca de Soto, para pak kohësh ka përjetuar periudhën shumë të errët të historisë së vet.

Las Palmitas ka qenë vend shumë i rrezikshëm për të jetuar, vend i konflikteve të ashpra të bandave rivale. Për ta bërë këtë lagje dikur me nam të keq vend më të bukur dhe më të këndshme për të jetuar, pushteti lokal ka iniciuar projektin “Pachuca ngjyros veten”.

Në realizimin e këtij projekti kanë marrë pjesë të gjitha familjet e Las Palmitasit, lagje me më shumë se 200 shtëpi. Ndër to kanë qenë edhe anëtarët e bandave të cilët kanë jetuar në atë lagje.


(Las Palmas, Meksiko)

Për ngjyrosjen e aq shumë shtëpive dhe pikturimin e muraleve në to janë përdorur afërsisht 20.000 litra ngjyrë. Sot të gjitha shtëpitë njësoj përbëjnë një mural të madh të ngjyrave të ylberta, të cilat paraqesin homazhin e nofkës të cilën e bart Pachuca – “La bella airosa” (qytet i bukur në freski).

Pushteti thekson që jeta e banorëve të Las Palmitasit është përmirësuar, ndërkaq shkalla e kriminalitetit në lagje është zvogëluar, që kur ajo merr frymë me freskinë e larmisë së vet të re.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë